Teleteksti
Bota/Rajoni

13 të vdekur dhe 472 raste të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri

13-te-vdekur-dhe-472-raste-te-reja-nga-koronavirusi-ne-24-oret-e-fundit-ne-shqiperi

13 të vdekur dhe 472 raste të reja nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2794 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 472 qytetarë dhe 13 të tjerë kanë humbur betejën me sëmundjen e rrezikshme.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 140, pasura nga Shkodra dhe Fieri me nga 28, Durrësi 27, Gjirokastra 17, Korça dhe Kukësi me nga 14 etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 567 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87.760.

Loading...

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 340 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: shtatë qytetarë nga Tirana, dy qytetarë nga Elbasani, dy qytetarë nga Lushnja, një qytetar nga Durrësi, një qytetar nga Shijaku, të moshave 67-78 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 122.767 raste pozitive, prej tyre 87.760 janë shëruar, 32.823 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.184 persona

Tjera nga rubrika

Zhvillimet në Ukrainë, NATO paralajmëron Rusinë

Teleteksti

Studimi i fundit: Uji me klor i pishinës e ‘zhduk’ koronavirusin në 30 sekonda

Teleteksti

Gabimisht iu depozituan 1.2 milionë euro, prangoset gruaja që bleu shtëpi dhe makinë me to

Teleteksti

Një nxënës i vdekur dhe një polic i plagosur pas të shtënave në një shkollë

Teleteksti

Këto shtete lejojnë namazin e teravisë në xhami

Teleteksti

Propozohet dalja e Gjermanisë nga BE

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë