Teleteksti
Bota/Rajoni

35-vjeçarja tregon për efektet e koronavirusit 9 muaj pas infektimit: Ka ditë që nuk marr dot frymë!

35-vjecarja-tregon-per-efektet-e-koronavirusit-9-muaj-pas-infektimit:-ka-dite-qe-nuk-marr-dot-fryme!

Koronavirusi po vazhdon të jetë i rrezikshëm edhe për moshat e reja.

Një grua kanadeze ka treguar se po i vuan ende efektet e koronavirusit, 257 ditë pasi u infektua me Covid-19.

35-vjeçarja Ashley Antonio e kaloi sëmundjen me simptoma të lehta, por tani po vuan nga ato që quhen “pasoja afatgjata”. Sot, ajo ka shpesh dhembje koke të fortë dhe ënjtje të kyçeve.

“Ka ditë që ndihem mirë, ka të tjera që nuk marr dot frymë kur zgjohem. Kam qenë shumë e shëndetshme, nuk kam pasur sëmundje të tjera më parë. Thjesht, virusi erdhi dhe më shkatërroi jetën”, u shpreh Antonio për CBC.

Loading...

Sipas saj, iu deshën 5 muaj pushim nga puna për të marrë veten, por edhe sot e ka të vështirë të ngjisë shkallët pa iu marrë fryma, pavarësisht se bënte stërvitje çdo ditë para sëmundjes.

“Mediat dhe mjekët të japin përshtypjen se nga kjo sëmundje ose shërohesh për 10 ditë, ose vdes. Por, ka një grup të madh njerëzish që janë diku në mes, jeta e të cilëve ndikohet në mënyrë të tmerrshme”, shtoi 35-vjeçarja.

Tjera nga rubrika

Rama deklarohet për privimin nga jeta të 25-vjeçarit: E pafalshme, por nuk ka lidhje me policinë

Teleteksti

Flasin mjekët, thonë se Moska zyrtare po i detyron që ta marrin vaksinën ruse kundër koronavirusit

Teleteksti

Një test gjaku mund të tregojë nëse një i infektuar me koronavirus do të mbijetojë apo jo

Teleteksti

“Janari do të jetë i tmerrshëm”

Teleteksti

Vaksina e parë për koronavirus jepet në Mbretërinë e Bashkuar, fillohet nga një 90-vjeçare

Teleteksti

Koronavirusi arrin në tru përmes mukozës së nuhatjes

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë