Teleteksti
Jetë

A e dini cili është grupi më i rrallë i gjakut?

a-e-dini-cili-eshte-grupi-me-i-rralle-i-gjakut?

Vetëm 43 persona në botë e kanë grupin e gjakut Rezus nul ose invalid, një tip gjaku që është i ngjashëm me grupin e gjakut zero negativ. Këtë lloj tipi gjaku e ka një në 160 milionë persona, ose 43 në total në të gjithë botën.

Njihet si Rh nul dhe u gjet në vitin 1961 tek një aborigjen australian dhe është shkak i një alterimi genetik që bën që antigenet që përdoren për të klasifikuar grupet e gjakut të mos shfaqen apo të kapen dhe gjaku ka 61 të tilla.

Individët me këtë karakteristikë kanë ngjashmëri me grupin O negativ. Janë të dy dhurues universalë, por mund të marrin gjak vetëm nga persona me grupin e tyre të gjakut.

Laboratori ndërkombëtar i referimit të grupeve të gjakut në lokalitetin britanik të Filtonit ruan të dhënat e këtij grupi të reduktuar gjaku për të garantuar që asnjë nga këta anëtarë, nëse ka nevojë për këtë grup gjaku, të mos mbesë pa të.

Loading...

Kjo iniciativë ka edhe vështirësistë e saj, pasi personat me këtë lloj gjaku jetojnë në vendë kaq të largëta si Japonia, Brazili, Irlanda, apo e SHBA, gjë që vështirëson dërgimin e një sasie gjaku nëse kërkohet me urgjencë. Në rastin e një kirurgjie të programuar të ndonjërit prej personave me këtë lloj gjaku, më parë ata japin gjak që u ruhet në bankat e gjakut për 45 ditë.

Përsa i përket grupeve normale të gjakut A, B, AB dhe Zero me variablet pozitive dhe negative, më të shpeshtë në botë janë A+, 0+ dhe B+, por shpërndarja varion shumë nëpër botë. Gjaku B+ është më i lartë në Arabinë Saudite me 33 %, Indi me 31 %, Japonia 20 % ose Taivani me 24 %. 0-, dhuruesi universal, ka një prezencë të rëndësishme në Europë me 6 % në Francë dhe Gjermani, me 7 % në Itali dhe me 9 % në Spanjë, ndërsa në Azi është më i rrallë, India me 2% dhe Japonia me 0,15 %.

Tjera nga rubrika

Këto janë ushqimet më të zakonshme në festën e Bajramit

Teleteksti

A është ‘haram’ falli dhe të lexohet horoskopi? Përgjigjet Shefqet Krasniqi

Teleteksti

Mësiti i Llapit: Vajzat e klasës së nëntë më kërkojnë t’u gjejë burrë jashtë Kosovës

Teleteksti

A e keni ditë se ku ndodhen rezervat më të mëdha të arit në botë?

Teleteksti

Inxhinieri gjerman parashikoi se njeriu me emrin ‘Elon’ do të dërgonte njerëzit në Mars

Teleteksti

Ndodh edhe kjo: Dy persona e lidhin veten me zinxhir në selinë e AstraZeneca-s, ja arsyeja

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë