Teleteksti
Opinione

A je ti Heroi i jetës tende? Pse e ke te vështirë me e pa veten si hero?

a-je-ti-heroi-i-jetes-tende?-pse-e-ke-te-veshtire-me-e-pa-veten-si-hero?

“Çfare të bësh kur ke frikë? E merr frikën për dore dhe ec me të,vazhdon përpara, derisa në një moment sheh se ajo është zhdukur, nuk është më aty. E ke mundur”.

Në ditët e sotme “Heronjtë” i njohim fare pak. Zakonisht kur dëgjojmë fjalën Hero na lidhet me imazhin e atyre Super Heronjëve të cilët i gjejmë në kornizat e ekraneve tona televizive ose në përrallat e darkave që iu rrëfejmë më të vegjëlve.

Sikur heronjtë që takojmë në mitologji, ashtu edhe ata që i gjejmë nëpër filma ose përalla, janë një frymëzim i rëndësishëm. Janë “takimi i parë” i fëmijëve me  konceptin e heroizmit, por gjithashtu shërbejnë si rikujtim dhe pasqyrim i vlerave njerëzore, për të rriturit.

Zakonisht në këto mite, përralla apo në kinematografinë moderne, heroi vishet me cilësi të cilat duken të pa-kapshme për njeriun, prandaj ky i fundit shpeshherë harron se zgjedhjet e tij mund ta shndërrojnë atë, në një Hero të Përditshmërisë së tij.

Loading...

Por, çfarë do të thotë të jetë dikush Hero i jetës së tij?

Përse është kaq e vështirë  ta shohim veten si të tillë?

Vëmë re se heronjtë e miteve, gjithmonë përballen përbindësha rojtarë me një mijë sy, nimfa dinake apo gjarpërinj helmues.

Në fakt të gjitha këto personazhe, janë figura simbolike që përfaqësojnë të metat, frikërat dhe dyshimet tona. Ato na krijojnë pasiguri dhe na bëjnë të mendojmë se jemi duke u su’lmuar vazhdimisht.

Autorja, Delia S. Guzman, në këtë libër, ka identifikuar disa nga vështirësitë më të mëdha përnjeriun e shek 21, siç janë krizat e ndryshme, kritikat, dhimbjet, ankthi, agresiviteti, e shumë të tjera.

Këta janë “përbindëshat” e Heroit të Përditshmërisë. Sipas saj, ka shumë rëndësi mentaliteti me të cilin njeriu i çaset këtyre vështirësive.

Nëse i shohim si probleme, atëherë mund të dekurajohemi që në hapat e parë të rrugës tonë. Nëse këto vështirësi shihen si sfida, atëherë nga’cmojnë heroin tonë të brendshëm, i cili jeton për ti kapërcyer ato.

Andaj, heroin dhe -kundër heroin- e kemi brenda vetes dhe është vendimi ynë se cilin duam ta jetësojmë në përditshmërinë tonë.  

Qëndrimi stoik dhe jetesa përmes një Ideali dhe vlerave njerëzore që të frymëzojnë, nuk është e lehtë.

Mirëpo, në anën tjetër, kjo është sfida dhe kapërcimi i saj nënkupton shndërrimin e një njeriu në një Hero të Përditshmërisë. 

Ky është një libër që mund ta lexosh jo vetëm në momentin kur sapo e ke blerë dhe ka kopertinë të freskët, por sidomos ta rivizitosh kohë pas kohe, duke qenë se mund të të jap një perspektivë më të pasur dhe objektive për të përballuar sfidat ditore. Pra, një libër që të të bëhet mik, sepse miqtë na duhen më së shumti në periudha sfiduese.

Për më shumë detaje rreth këtij libri, vizitoni faqen Botime Akropoli i Ri në Facebook oseInstagram.

“Ndonjëherë ose shumë herë do të biem, por sa herë të jetë e nevojshme do të ngrihemi sërish.”

Botime Akropoli i Ri, Prishtinë

Tjera nga rubrika

Konsensus kombëtar për bisedimet me Serbinë

Teleteksti

Hallall buka e Kosovës, për gjithë deputetët që i thanë JOOOO, Gjykatës Speciale!

Teleteksti

Me Marrëveshjen e Washingtonit s’humbi as Kosova e as Serbia, po fitoi veç Amerika!

Teleteksti

Kur ikin legjendat

Teleteksti

Të ikësh si Vjosa Osmani

Teleteksti

“Armiqtë” e dobishëm që prodhoi marrëveshja e Uashingtonit

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë