Teleteksti
Sport

Amir Rrahmani synon të bëhet kapiten i Napolit

amir-rrahmani-synon-te-behet-kapiten-i-napolit

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka synime të mëdha me skuadrën e Napolit.

Në fakt, ai synon që me fanellën e klubit nga Serie A të shkruajë historinë, si dhe të bartë shiritin e kapitenit në një të ardhme të afërt. Kështu ka insistuar agjenti i Rrahmanit, Adrian Aliaj për mediumet italiane të premten. Rrahmani duket se e ka stabilizuar veten te Napoli pasi ka qenë i pazëvendësueshëm në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

“Më në fund, gjithçka po kthehet në vendin e duhur. Unë kurrë nuk kam pasur dyshime në lidhje me cilësitë e Amirit, i cili shpreson që të shkruajë historinë me Napolin dhe një ditë të bëhet kapiten i ekipit”, ka thënë Alijaj.

“Amiri gjithmonë më thotë se e do qytetin, e do klubin dhe është i lidhur me tifozët e Napolit”. Rrahmani para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Napolit nga Verona dhe këtë sezon në total ka 12 paraqitje e një asistim në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2024.

Loading...

The post Amir Rrahmani synon të bëhet kapiten i Napolit appeared first on Ballkani.info.

Tjera nga rubrika

Turqi – futbollistët ndalin lojën, bëjnë iftar e më pas e vazhdojnë

Teleteksti

A do ta arrijnë gjermanët përmbysjen e madhe – publikohen formacionet PSG-Bayern

Teleteksti

Dënohet gjyqtari që nuk e pranoi golin e rregullt të Ronaldos ndaj Serbisë

Teleteksti

Chelsea-Porto, formacionet e mundshme

Teleteksti

E jashtëzakonshme, Luka Donçiq ka aftësi edhe për futboll

Teleteksti

Ndeshje spektakolare, Sevilla triumfon ndaj Celtas

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë