Teleteksti
Teleteksti TV

Anija hapësinore e SpaceX shpërthen në zjarr pas 6 minutave fluturim

anija-hapesinore-e-spacex-shperthen-ne-zjarr-pas-6-minutave-fluturim

Pas një nisje të suksesshme, fluturimi testues zgjati rreth 6 minuta e gjysmë, por ulja përfundoi në një shpërthim gjigant, raporton “Metro”.

Ky ishte fluturimi më i gjatë dhe i elaboruar deri më tani për raketën 162 milionë dollarësh, që Elon Musk tha se mund të dërgonte njerëz në Mars brenda 6 viteve fluturim, transmeton lajmi.net.

Prototipi më i fundit u ngrit deri në 12.5 kilometra. Kjo është  100 herë më lartë se testimet e kaluara dhe në këtë testim raketa doli nga stratosfera.

Anija me gjatësi 50 metra dhe diametër 9 metra, fluturoi mbi Teksas, dhe pas diku 5 minutash, u rrotullua në krah siç ishte e planifikuar për ulje.

Loading...

Ulja u bë në kufi me Meksikën, por gjatë uljes flakët përfshinë raketën dhe shpërtheu duke hedhur copat anë e mbanë.

E gjitha kjo zgjati 6 minuta e 40 sekonda. Elon Musk tha se nuk kishte pritshmëri të larta për sukses të këtij testimi. Më herët gjatë javës, ai kishte thënë se gjasat që fluturimi të jetë i suksesshëm janë një në tre. /Lajmi.net/

Tjera nga rubrika

Ju ngrihet xhami i veturës në mëngjes? Largojeni lehtë akullin kështu

Teleteksti

Bëjeni këtë dhe mbrojeni WhatsApp nga vjedhja e fotove

Teleteksti

Hajnat vjedhin kamionin me PlayStation 5

Teleteksti

Facebook-u përballet me padi që mund ta detyrojnë të shesë Instagram-in dhe WhatsApp-in

Teleteksti

Pas Facebook e Facebook Messenger, nuk funksionon as Instagram

Teleteksti

Facebook dhe Facebook Messenger janë jashtë funksionit

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë