Teleteksti
Ekonomi

Anulohet vendimi për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë

anulohet-vendimi-per-themelimin-e-zones-ekonomike-ne-malisheve

Qeveria anulon vendimin për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë.

Në mbledhjen e mbrëmshme korresponduese të Qeverisë së Kosovës ku u morën masa shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, janë marrë edhe disa vendime të tjera.

Loading...

Në këtë mbledhje sipas njoftimit të qeverisë, është miratuar edhe vendimi në të cilin i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme që ka nën administrim.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Programi i Qeverisë 2020-2023 parasheh politika që mund të ndryshojnë statusin aktual të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe të ndryshojnë administrimin afatgjatë të pronës publike dhe shoqërore.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për anulimin e vendimeve të Qeverisë për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë dhe vendimet për shpronësimin e pronave të paluajtshme që preken nga themelimi i kësaj zone në zonat kadastrale të Banjës, Bellanicës dhe Senikut të Malishevës. Në arsyetimin e vendimit thuhet se këto vendime janë në kundërshtim me Ligjin.

Në mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar Koncept Dokumenti për reformën gjyqësore në drejtësi komerciale. Koncept dokumenti ka analizuar dhe identifikuar qasjen e deritashme të komunitetit të biznesit, dhe kohëzgjatjen e trajtimit të lëndëve administrative që lidhen me çështjet ekonomike, e që vjen si rezultat i mungesës së kapaciteteve aktuale.

Pas analizës së Procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe pas identifikimit të problemeve në zbatimin e ligjeve aktuale, Koncept Dokumenti ka rekomanduar ndryshimin e kornizës ligjore përmes hartimit të Ligjit të ri për Gjykatat Komerciale.

Kabineti ka shqyrtuar dhe miratuar Koncept Dokumentin për Evidencën Qendrore Penale të Kosovës, i cili konstaton se Kosova është një nga vendet e rralla që kompetencat e mbajtjes së evidencës penale i ka lënë në kompetencë të administratës gjyqësore. Koncept Dokumenti rekomandon që të hartohet Ligji për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës i cili do ta përcaktonte Ministrinë e Drejtësisë si organ kompetent për administrimin e këtij sistemi.

Gjithashtu, Qeveria ka aprovuar Raportin Vjetor Financiar për vitin 2019.

Raporti evidenton se të hyrat e përgjithshme për vitin 2019 kanë qenë në shumën 2 miliardë e 222 milionë e 920 mijë euro, ndërsa pagesat kapin shumën prej 2 miliardë e 152 milionë e 546 mijë euro.

Loading...

Tjera nga rubrika

Ja çka përfshinë vendimi për heqjen e taksës 100 për qind dhe vendosjen e reciprocitetit me Serbinë (Dokument)

Teleteksti

KEK në mesin e institucioneve që janë në ballë të përpjekjeve në kohën e gjendjes emergjente për shkak të përhapjes së virusit Korona

Teleteksti

Rreth 200 milionë euro rrezikon t’i jumbë Kosova

Teleteksti

Bordi aprovon kërkesen e menaxhmentit, nga 300 euro shtesë për punëtorët, por jo edhe për menaxhmentin

Teleteksti

Rukiqi: Ekonomia e Kosovës po dëmtohet nga 10 milionë euro në ditë për shkak të COVID 19

Teleteksti

Informacion i ri, shtohen edhe disa fluturime nga Aeroporti ”Adem Jashari”

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë