Teleteksti
Sport

Arsenal i pamposhtur, e fiton Grupin B pa asnjë humbje në Europa Ligë

arsenal-i-pamposhtur,-e-fiton-grupin-b-pa-asnje-humbje-ne-europa-lige

Arsenali e fiton Grupin B pa asnjë humbje në Europa Ligë.

Arsenali ka shënuar fitore kundër skuadrës Dundalk sonte në kuadër të Europa Ligës. Kjo është fitorja e gjashtë e Arsenalit nga gjashtë ndeshje që ka luajtur në Grupin B, duke fituar pikët maksimale në Grupin B. Nga vendi i dytë aventurën në Europa Ligë e vazhdon Molde.

Arsenali ka vazhduar ecurinë e mirë në Europa Ligë duke fituar edhe në ndeshjen e fundit kundër Dundalk në Europa Ligë.

Në ndeshjen e fundit, Mikel Arteta, edhe pse më shumë ndryshime në formacion ka arritur që të fitojë 1-3, me një ndeshje që e kanë dominuar që nga fillimi.

Loading...

Pjesa e parë ishte më e mirë për Arsenalin.

N’ketiah shënoi golin e parë në minutën e 12-të pasi shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase.

Arsenali shënoi përsëri në minutën e 18-të, por kësaj radhe ishte Elneny i cili shënoi një gol të bukur nga një largësi prej më shumë se 25 metrash.

Dundalk reagoi dhe ngushtoi epërsinë në minutën e 22-të me Flores, për të shkuar në pushim me këtë rezultat në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Arsenali vazhdonte me dominim dhe shënoi edhe një gol në minutën e 67-të me anë të Ëillock.

Balogun do të shënonte golin e katër për Arsenalin në minutën e 80-të.

Dundalk do të shënonte edhe një gol në minutën e 85 me Hoare, derisa një gol i shënuar nga Calum Chambers në minutat shtesë ishte në pozitë jashtëloje.

Arsenali e përfundon aventurën në Europa Ligë me 18 pikë duke fituar gjashtë ndeshjet në Grupin B të kësaj gare.

Në anën tjetër nga vendi i dytë në këtë grup është kualifikuar Molde që ka barazuar sonte në Vjenë Rapidin me rezultat 2-2.

Tjera nga rubrika

Këto janë ekipet që kaluan fazën e grupeve të Europa League

Teleteksti

Real Betis vihet pas lojtarit që dështoi te Arsenal

Teleteksti

Këta janë trajerët më të paguar të Serie A

Teleteksti

Sparta Prague – AC Milan: Formacionet zyrtare

Teleteksti

Ish-presidenti i Real Madridit: Zidane nuk duhet shqetësuar nga Pochettino

Teleteksti

Këta janë trajerët më të paguar të Serie A

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë