Teleteksti
Lajme

Avdullah Hoti merr sot detyrën si Kryeministër

avdullah-hoti-merr-sot-detyren-si-kryeminister

Një ditë pasi mori besimin e Kuvendit, Avdullah Hoti edhe zyrtarisht sot do të marrë detyrën e tij si kryeministër i ri i vendit.

Pas votimit të djeshëm në Kuvend me 61 vota, Hoti i LDK-së do të shkojë sot në zyrë për të marrë edhe zyrtarisht detyrën e re.

Loading...

Por, paraardhësi i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës te njeriu të cilin ai e kishte shkarkuar.

“Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, pasi nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që u dorëzua edhe te presidenti. Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”, porositi Kurti dje në një video-mesazh të fundit si kryeministër.

Kurti kishte shkarkuar Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit vetëm pak orë pas shkarkimit të Qeverisës tij më 25 mars, pas mocionit të mos besimit, të iniciuar nga partia e Isa Mustafës, me të cilën Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës për 51 ditë.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës te kryeministri i ri Avdullah Hoti mbahet në ora 9.00.

Loading...

Tjera nga rubrika

Nga këto komuna janë të infektuarit e konfirmuar sonte, prinë Prishtina me 81 raste

Teleteksti.com

Edhe dy të vdekur, shkon në 8 numri i viktimave vetëm të shtunën

Teleteksti.com

Alarmante: 178 persona të infektuar me koronavirus, 50 te sheruar

Teleteksti.com

Sot 6 të vdekur nga koronavirusi, Osmani: Ditë e rëndë për Kosovën – ngushëllime familjeve

Teleteksti.com

John Bolton: Shkëmbimi i territoreve nuk ishte ide e imja, e kërkuan liderët e Kosovës dhe Serbisë

Teleteksti.com

19 persona kandidojnë për pozitën e Avokatit të Popullit

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë