Teleteksti
Lajme

Bora bllokon Dragashin, banorët kritikojnë Komunën

Bora bllokon Dragashin, banorët kritikojnë Komunën

Reshjet e borës dhe erërat e fuqishme që vazhduan për dy ditë në Dragash, kanë shkaktuar telashe të shumta për banorët.

Rrugët janë bërë vështirë të kalueshme, e mësimi është ndërprerë, raporton KTV.

Loading...

Banorët thonë që komuna nuk ka punuar si duhet në mirëmbajtjen e tyre.

Gjendje më e vështirë është nëpër fshatrat e Dragashit. Disa prej tyre nuk kanë as furnizim me energji elektrike qe disa ditë.

Gjatë ditës, nëpër fshatra të Dragashit, janë parë edhe ekipet e KEDS-it duke punuar në shtylla elektrike.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, thotë se problem janë trotuaret, mirëpo se po punohet edhe me Ministrinë e Infrastrukturës për ta lehtësuar qarkullimin.

Shabani, tutje, shton se mësimi është ndërprerë për shkak të sigurisë së nxënësve dhe se do të vazhdojë të premten.

E qarkullimi është i pamundur në rrugën magjistrale që çon për në fshatin turistik të Brodit. Disa vizitorë s’kanë mundur fare të kalojnë.

Pjesa më e madhe e kësaj rruge është bërë e kalueshme pas ndërhyrjes së Ministrisë së Infrastrukturës, megjithëkëtë Policia e ka ndaluar qarkullimin drejt Brodit.

Loading...

Tjera nga rubrika

PDK thotë se Kurti mashtroi për reciprocitetin

Teleteksti.com

Kërkohet që edhe kategoritë e dala nga lufta të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë

Teleteksti.com

Vazhdon ‘fshesa’, Glauk Konjufca propozon tërheqjen e Fatmire Musliut nga Frankfurti

Teleteksti.com

Albin Kurti numëron pikat ku Kosova do të përgjigjet Serbisë me “reciprocitet gradual”

Teleteksti.com

Grenell tregon që është kundër vendimit të Kurtit për reciprocitet

Teleteksti.com

Ministri i Financave thotë se edhe gazetarët janë përfshirë në pakon e ndihmës së qeverisë

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë