Teleteksti
Sport

Chelsea-Porto, formacionet e mundshme

chelsea-porto,-formacionet-e-mundshme

Chelsea do të tentojë të përfundojë atë që e nisi para një javë, eliminimin e Portos dhe kalimin në gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Blutë e Londrës e fituan ndeshjen e parë në udhëtim ndaj Portos me rezultat 0:2 dhe kanë komoditet të madh në ndeshjen e kthimit, edhe pse nuk do të luhet në “Stamford Bridge”, por në “Ramon Sanchez Pizuan” të Sevillas.

Chelsea nuk e ka të konfirmuar asnjë mungesë për këtë takim, kurse në dyshim janë Christensen dhe Thiago Silva.

Kovaçiq dhe Ziyech janë të vetmit të rrezikuar për të mos u paraqitur në ndeshjen e ardhshme, nëse ndëshkohen me karton të verdhë sonte.

Loading...

Në anën tjetër, trajneri i Portos, Sérgio Conceição, e ka tërë ekipin në dispozicion për këtë takim.

Mbemba është i vetmi i rrezikuar për të munguar në ndeshjen tjetër, nëse ndëshkohet me karton të verdhë.

UEFA në webfaqen e saj ka publikuar formacionet e mundshme për të dyja ekipet.

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Zouma, Rüdiger; James, Jorginho, Kovaçiq, Alonso, Mount, Havertz, Pulishiq.

Porto: Marchesín; Manafá, Pepe, Mbemba, Zaidu; Corona, Sérgio Oliveira, Uribe, Otávio; Marega, Taremi./Gazeta Sinjali Sporti/

Tjera nga rubrika

Man City e feston titullin me një rekord në Premierligë

Teleteksti

Low së shpejti pritet ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe turke

Teleteksti

Real Madridi po përgatit një ofertë për Lautaro Martinezin

Teleteksti

Aguero zyrtarizon kalimin tek Barcelona pas finales së Champions Leagues

Teleteksti

Lewandowski nuk e lëshon kësaj radhe ‘Këpucën e Artë’

Teleteksti

Lingard zgjidhet lojtari më i mirë i muajit në Premierligë, Steve Bruce merr çmimin e trajnerit të muajit

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë