Teleteksti
Sport

Deklarata e papritur e Mourinhos: Nuk jemi duke luftuar për titull

deklarata-e-papritur-e-mourinhos:-nuk-jemi-duke-luftuar-per-titull

Mourinho thotë se nuk janë duke luftuar për titull.

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka befasuar të gjithë duke thënë se nuk janë duke luftuar për titullin e Premierligës.

Spurs janë në formë tejet të mirë, derisa sonte (e shtunë) triumfuan ndaj Manchester Cityt me rezultat 2 – 0, transmeton lajmi.

Sidoqoftë, tekniku portugez ka theksuar se janë duke luftuar që të fitojnë çdo ndeshje dhe jo për titull.

Loading...

“Është mirë të jemi në maje, por ndoshta nesër do jemi prapë në vendin e dytë dhe sinqerisht nuk është problem për mua, jam i lumtur me evolucionin”.

“Njerëzit nuk mund të presin që ne pas një edicioni të luftojmë për titull. Nuk jemi duke luftuar për titull, jemi duke luftuar që të fitojmë çdo ndeshje”.

“Por, ne do humbim ndeshjet, do barazojmë disa. Por, dreka do jetë e mirë dhe qetësohem dhe do shikojë Atletico Madrid vs Barcelona dhe të pushojë si engjëll”.

“Nuk ka problem nëse Leicester fiton nesër dhe jemi të vendin e dytë përsëri”, deklaroi ai.

Me tabelën momentale, Spurs janë lider me 20 pikë, dy më shumë se Chelsea në vendin e dytë.

Tjera nga rubrika

Dzeko flet pas shërimit nga koronavirusi

Teleteksti

Reali merr lajmin e keq para ndeshjes me Interit

Teleteksti

Vdes kapiteni legjendar i Man Utd

Teleteksti

Giroud befason me klubin e ri

Teleteksti

Ylli i madh afër rinovimit të kontratës me Romën

Teleteksti

Thellohet kriza te Juventusi, lëndohet edhe ky lojtar

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë