Teleteksti
Sport

Dy gola dhe një asist ndaj Girona, rikthehet fuqishëm Lionel Messi

dy-gola-dhe-nje-asist-ndaj-girona,-rikthehet-fuqishem-lionel-messi

Rikthehet Lionel Messi, dy gola dhe një asist ndaj Girona.

Lionel Messi hedh pas krahëve ngjarjet e bujshme ku u përfshi personalisht gjatë kësaj vere (kërkoi largimin nga Barcelona) dhe kthehet në botën e Blaugranëve me dygolësh dhe një asistim të jashtëzakonshëm që më pas çoi drejt golit Coutinhos në testin kundër Gironas, të fituar nga katalanët për 3-1.

Golin e parë e shënoi me një të djathtë të mrekullueshme nga jashtë zonës, edhe të dytin nga distanca, por i ndihmuar nga devijimi i një mbrojtësi.

Në rreshtimin 4-2-3-1 të Koemanit, Messi e nisi takimin pas shpinës së Griezmannit, përkrah tij, Coutinho dhe Trincao.

Loading...

Argjentinasi dhe francezi shpesh i shkëmbyen pozicionet e tyre në fushë, duke e lënë Gironan pa pika referimi.

Ndeshja e Messit zgjati 61 minuta dhe përfundoi me një shtrëngim duarsh të bukur me Koemanin. Siç pritej, në këtë miqësore nuk ishin të grumbulluar Suarez dhe Vidal.

Sulmuesi uruguajan ndiqet nga Juventusi, ndonëse nuk përjashtohet qëndrimi i tij në Katalunjë, ndërsa kiliani është një hap larg Interit të Antonio Contes.

Tjera nga rubrika

Manchester United arrin marrëveshje personale me këtë lojtar

Teleteksti

Interi jep lajmin e shumëpritur, ylli i madh po rikthehet në skuadër

Teleteksti

Përfundon ndeshja Bayern – Schalke, këto janë notat e lojtarëve

Teleteksti

Bayern Munich shënon fitore spektakolare kundër Schalkes

Teleteksti

Bayern – Schalke, ndodh e papritura në ndeshje

Teleteksti

Liverpool arrin marrëveshje me yllin e madh

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë