Teleteksti
Lajme

Dy të prekurit me koronavirus në Vushtrri kishin punuar në një market

dy-te-prekurit-me-koronavirus-ne-vushtrri-kishin-punuar-ne-nje-market

Dy të infektuarat me COVID 19 në Vushtrri kishin punuar në një market.

Vushtrria regjistron 7 raste me coronavisur. E rasti i fundit u konfirmua mbrëmë. Mirëpo, dy prej të infektuarve të mëhershme, kishin punuar në një market në Vushtrri edhe gjatë kohës sa ishin të infektuar.

Loading...

Ka qenë kryetari i Komunës së Vushtrrisë që e konfirmoi këtë gjë, duke thënë se edhe punëtorët e tjerë të këtij marketi tani janë futur në izolim, shkruan Reporteri.net.

“Të gjitha kontaktet e personave të prekur janë udhëzuar në vet izolim. Punëtorët e marketit ku kanë punuar 2 të prekura po ashtu janë udhëzuar në vet izolim”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë, ai ka bërë thirrje që qytetarët e këtij qyteti të respektojnë masat pasi, sipas tij, këto ditë në vijim janë vendimtare për të ndalur përhapjen.

“Janë 7 raste me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë, i fundit u konfirmua mbrëmë. Ditët në vijim janë vendimtare për të ndalë përhapjen e këtij armiku të padukshëm në qytetin tone”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, numri më i madh i të prekurve në Vushtrri janë nga fshati Studime, ku një familje e tërë ka rezultuar positive pas analizave për coronavirus.

Ndryshe, Kosova deri tani ka 112 të infektuar me virusin Covid 19, prej të cilëve një ka humbur jetën dhe 6 janë shëruar.

Loading...

Tjera nga rubrika

Avdullah Hoti, zyrtarisht merr detyrën e kryeministrit – ja kush ja dorëzoi detyrën

Teleteksti.com

Mjeku shqiptar: Kemi ende rrugë me covid-19! Ja ç’do ndodhte po të vepronim si në Suedi

Teleteksti.com

Kelmendi me urim të veçantë për kryeministrin: Keni emrin Avdullah, do të thotë rob i Allahut

Teleteksti.com

Ministrja e parë që e dorëzon detyrën

Teleteksti.com

Ngritën temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

Teleteksti.com

241 raste aktive në Kosovë me covid-19

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë