Teleteksti
Lajme

E kishte shok klase djalin e Adem Jasharit, gazetari i njohur rrëfen histori nga shkolla

e-kishte-shok-klase-djalin-e-adem-jasharit,-gazetari-i-njohur-rrefen-histori-nga-shkolla

Gazetari që e kishte shok klase djalin e Adem Jasharit rrëfen një histori nga shkolla.

Arsim Lani ka treguar një histori prekëse të djalit të Adem Jasharit, Fitimit, i cili ishte në një klasë bashkë me të.

Lani ka treguar se djali i Adem Jasharit ishte i heshtur dhe fliste shumë pak, ndërsa thotë se nuk merrej shumë me çmenduritë që i bënin ata si nxënës të shkollës së mesme.

Moderatori ka vendosur ta ndajë këtë histori në përvjetorin e 23-të të rënies historike të familjes Jashari, raporton Gazeta Express.

Loading...

“Zhurma në klasë fillonte në momentin që nga aty dilte profesori. Të gjithë ngriheshim në këmbë pa pasur nevojë, bërtisnim, lazdroheshim.

Ai qëndronte në bankë. Ishte i heshtur dhe fliste pak. Fliste vetëm atëherë kur e pyesje diçka. Ndryshe nuk merrej shumë me çmenduritë që bënim ne si nxënës të vitit të parë të shkollës së mesme. Ulej në bankë në rreshtin e fundit. Quhej Fitim ADEM Jashari”, ka shkruar Lani në Facebook.

Lani thotë se asnjëherë nuk ka ka arritur ta kuptojë heshtjen e Fitimit.

“Fitimit që s’arrita t’ja kuptojë kurrë heshtjen e tij në klasë, ia dëgjova më pas jehonën e pushkëve me 5, 6 dhe 7 mars në Prekaz derisa ra bashkë më anëtarët e tjerë të familjes Jashari”, shtoi Lani.

Gazetari ka sqaruar se Fitim Jashari ka vijuar mësimet në Polac për një kohë të shkurtër.

Tjera nga rubrika

Selmanaj godet Osmanin: Personi që shante liderin e parties u bë kandidat për kryeministër

Teleteksti.com

Ja kujt mund t’i konfiskohet pasuria me ligjin e ri

Teleteksti.com

Presidentja thotë se s’mund të prioritizohet dialogu me Serbinë kur nuk sigurohen vaksinat për qytetarët e Kosovës

Teleteksti.com

Donika Gërvalla në KS: Populli votoi për t’u çliruar nga krimi dhe korrupsioni

Teleteksti.com

Detaje shokuese, si e privoi nga jeta tropojani dhëndrin në Gjakovë

Teleteksti.com

Këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria Kurti në mbledhjen e sotme

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë