Teleteksti
Teleteksti TV

Elon Musk kalon Mark Zuckerberg dhe bëhet personi i tretë më i pasur në botë

elon-musk-kalon-mark-zuckerberg-dhe-behet-personi-i-trete-me-i-pasur-ne-bote

Një infeksion i mundshëm Covid-19 do të thoshte që ai u detyrua të humbasë lëshimin e katër astronautëve në bordin e një rakete SpaceX, raporton “Metro”.

Por pranimi i Tesla-s në një indeks të tregut të aksioneve dje nënkuptonte që pasuria e tij u rrit me 15 miliardë dollar, transmeton lajmi.net.

Ose, afërsisht 170,000 dollarë në sekondë. Pasuria shtesë sjell pasurinë totale neto të Musk deri në 117.5 miliardë dollarë – sipas Indeksit të Miliarderëve Bloomberg.

Në proces, Musk kapërceu miliarderin tjetër të teknologjisë Mark Zuckerberg për t’u bërë personi i tretë më i pasur në botë.

Loading...

Vetëm shefi i Amazon Jeff Bezos dhe bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates kanë grumbulluar më shumë pasuri.

Tesla, kompania e makinave elektrike që Musk mbikëqyr kur nuk është në detyrë të SpaceX ka një vlerë prej mbi 400 miliardë dollarë dhe është kredituar gjerësisht për fillimin e tregut të makinave elektrike.

Pavarësisht pasurisë së tij të pamasë, Musk tha përsëri në maj se ai po planifikonte të shiste ‘pothuajse të gjitha’ pasuritë e tij.

Kur u pyet pse, gjeniu i teknologjisë thjesht tha se po i përkushtohej Marsit dhe Tokës dhe se posedimi i gjësendeve do të të ngadalësoj. /Lajmi.net/

Tjera nga rubrika

Në këto vende, telefoni ju lajmëron kur keni pranë dikë me Covid-19

Teleteksti

BMW kundër Audi në borë, shikoni cila fiton

Teleteksti

A e dini sa kushton prodhimi i një iPhone 12?

Teleteksti

Shteti që po teston pacientët për COVID-19 me robot

Teleteksti

“Bisha” më të cilën do të udhëtojë presidenti amerikan, mund të përballojë çfarëdo sulmi

Teleteksti

​Telefoni i parë që lahet me sapun dhe zbardhues

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë