Teleteksti
Teleteksti TV

Facebook akuzohet se i detyroi punëtorët të kthehen në zyrë gjatë pandemisë

facebook-akuzohet-se-i-detyroi-punetoret-te-kthehen-ne-zyre-gjate-pandemise

Ata përgatitën një peticion, në të cilin thanë se Facebook “po rrezikonte pa nevojë” për të siguruar fitime. Punëtorët kërkuan që gjiganti i mediave sociale të garantojë kushte më të mira, ose të lejojë punëtorët të vazhdojnë punën e tyre nga shtëpia.

Në gusht, Facebook tha që personeli do të lejohej të punonte nga shtëpia deri në verën e 2021. Por, kompania mbështetet në mijëra kontraktorë për të zbuluar postimet e padëshiruara.

“Pas disa muajsh lejimi të mbikqyrësve të përmbajtjes për të punuar nga shtëpia, përballë një presioni të fuqishëm për të mbajtur Facebook pa urrejtje dhe dezinformim, ju na keni detyruar të kthehemi në zyrë”, thuhet në letrën e hapur të lëshuar nga firma Foxglove e aktivistëve ligjorë me bazë në Britani.

Facebook tha se “një shumicë” e rreth 15,000 moderatorëve të përmbajtjes në nivel global, po punojnë nga shtëpia.

Loading...

“Ne vlerësojmë mbikqyrësit e përmbajtjes dhe ne i japim përparësi shëndetit dhe sigurisë së tyre”, tha një zëdhënës i Facebook-ut.

Kontraktorët thanë se thirrja për t’u kthyer në zyrë kishte ardhur pasi kishin dështuar përpjekjet për t’u mbështetur më shumë në inteligjencën artificiale (AI) në identifikimin e përmbajtjes problematike.

“Facebook ka nevojë për ne. Është koha që ju ta pranoni këtë dhe të vlerësoni punën tonë. Të sakrifikojmë shëndetin dhe sigurinë tonë për përfitim është e pamoralshme”, kanë thënë punëtorët e Facebook në ankesën e tyre.

Tjera nga rubrika

Në këto vende, telefoni ju lajmëron kur keni pranë dikë me Covid-19

Teleteksti

BMW kundër Audi në borë, shikoni cila fiton

Teleteksti

A e dini sa kushton prodhimi i një iPhone 12?

Teleteksti

Shteti që po teston pacientët për COVID-19 me robot

Teleteksti

“Bisha” më të cilën do të udhëtojë presidenti amerikan, mund të përballojë çfarëdo sulmi

Teleteksti

​Telefoni i parë që lahet me sapun dhe zbardhues

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë