Teleteksti
Sport

Fatos Beqiraj kthehet në Izrael

fatos-beqiraj-kthehet-ne-izrael

Sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj është kthyer në futbollin izraelit. Ai të enjten ka firmosur me skuadrën Bnei Yehuda.

Golat eventual të Beqirajt do të jenë me shumë peshë për skuadrën që aktualisht renditet e fundit në elitën e Izraelit. Bnei Yehuda ka 16 pikë nga 18 ndeshje. Edicionin e kaluar përfundoi në vend të shtatë.

Sulmuesi 32-vjeçar nga Peja deri më tani ka luajtur për skuadrën polake Wisla Krakow. Por nuk ia kishte dalë të realizonte në 10 paraqitje kampionale. Beqiraj ka karrierë të gjatë.

Pas Besës e Shqiponjës, ka luajtur për Buduqnostin e Podgoricës, Dinamo Zagrebin, Changchung Yatain, Dinamo Minskun, Dinamo Moskën, Mechelenin, Maccabi Netanyan dhe Wislan. Me skuadrën e re ka firmosur deri në fund të edicionit.

Loading...

Ai është rekordmen për numrin e paraqitjeve te Mali i Zi. Ka dhjetë gola në 74 paraqitje për Malin e Zi. Beqiraj kulmin e ka arritur si lojtar i Dinamos së Zagrebit.

The post Fatos Beqiraj kthehet në Izrael appeared first on Ballkani.info.

Tjera nga rubrika

Shala prezantohet te Stabaeku

Teleteksti

Fitojnë Ballkani e Trepça ‘89

Teleteksti

Ibra e Mihajloviç “vjedhin” skenën e Sanremos, zbulojnë detaje interesante

Teleteksti

Khabib zbulon frikën më të madhe që Ronaldo ka për Cristiano Junior

Teleteksti

Ozil lëndohet dhe frikëson të gjithë, mësohet sa do të mbetet jashtë fushave ylli turk

Teleteksti

Skitari Albin Tahiri fiton normë olimpike

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë