Teleteksti
Sport

Fitojnë Ballkani e Trepça ‘89

fitojne-ballkani-e-trepca-‘89

Ballkani dhe Trepça ’89, kanë shënuar fitore identike në ndeshjet e xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra e Ballkanit e mposhti Drenicën të premten në Suharekë me rezultatin 2:1 derisa Trepça ’89 me rezultatin e njëjtë, triumfoi në udhëtim kundër Besës së Pejës.

Arbër Hoxha (42’) e Bajram Jashanica (48’) shënuan për Ballkanin derisa golin e nderit për Drenicën e realizoi Dardan Rogova (86’). Me këtë fitore, Ballkani kthehet përkohësisht në pozitën e parë në tabelë me 48 pikë të mbledhura dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar se Drita. Ndërsa, Drenica mbetet e parafundit në tabelë me 24 pikë.

Me golat e Robert Rrahmanit (24’) e Muharrem Jasharit (63’), Trepça ’89 mori tri pikë të vlefshme ndaj Besës së Pejës, ekip për të cilin shënoi gol Diar Halili (57’). Besa mbetet në pozitën e fundit në tabelë me shtatë pikë derisa Trepça ’89 është e pesta me 31 pikë të mbledhura.

The post Fitojnë Ballkani e Trepça ‘89 appeared first on Ballkani.info.

Loading...

Tjera nga rubrika

Turqi – futbollistët ndalin lojën, bëjnë iftar e më pas e vazhdojnë

Teleteksti

A do ta arrijnë gjermanët përmbysjen e madhe – publikohen formacionet PSG-Bayern

Teleteksti

Dënohet gjyqtari që nuk e pranoi golin e rregullt të Ronaldos ndaj Serbisë

Teleteksti

Chelsea-Porto, formacionet e mundshme

Teleteksti

E jashtëzakonshme, Luka Donçiq ka aftësi edhe për futboll

Teleteksti

Ndeshje spektakolare, Sevilla triumfon ndaj Celtas

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë