Teleteksti
Bota/Rajoni

Gjatë të vdekur e 535 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

gjate-te-vdekur-e-535-te-infektuar-me-covid-19-ne-maqedonine-e-veriut

Rekord rastesh në Maqedoninë e Veriut me koronavirus brenda një dite.

MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2445 testime kurse janë regjistruar 535 raste të reja me COVID-19. Shqetësuese paraqitet përqindja e të prekurve nga testimet që gjatë ditës së sotme ka arritur në 21.8%. Më shumë raste janë regjistruar në Shkup – 277, Strumicë – 30, Prilep – 26, Gjevgjeli – 24, Shtip – 22, Tetovë -18, Kumanovë – 17, Kërcovë – 15, Koçanë – 12, Veles – 10 e kështu me radhë.

ISHP-ja ka regjistruar 168 pacientë të shëruar.

Autoritetet e shëndetësisë njoftojnë edhe për 6 viktima. Njoftohet se në kushte spitalore kanë ndërruar jetë një 66 vjecar nga Manastiri, një 57 vjecar nga Kumanova, një 72 vjecar nga Prilepi, një 69 vjecar nga Sveti Nikolla, një 67 vjecar nga Velesi dhe një 55 vjecar nga Negotina.

Loading...

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 22.170, numri I të shëruarve është 16.758 kurse I viktimave – 815. Për momentin shënohen 4597 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 214.235 testime.

Në covid spitalet e vendit janë të shtruar 245 pacientë prej të cilëve 63 janë me oksigjeno terapi kurse 1 I kycur në respirator. Vlen të theksohet se në këtë statistikë ditore mungojnë raportet për numrin e të shtruarve apo të dyshuarve me COVID-19 nga Repartet Infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Strumicë, Strugë dhe Koçanë.

Tjera nga rubrika

A do të ketë vaksinë për coronavirusin që këtë vit?

Teleteksti

Vendet arabe bojkotojnë Francën

Teleteksti

Rritje e frikshme e rasteve të reja me Covid-19 në Itali

Teleteksti

Tensionohet situata Francë-Turqi, Erdogan ofendon Macronin, Parisi tërheq ambasadorin nga Ankaraja

Teleteksti

Deklaratat e Erdoganit për Macron, Franca e thërret ambasadorin turk

Teleteksti

Bie vdekshëmria nga koronavirusi

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë