Teleteksti
Kronika

Gjilan: Dënohet 3 vjet burg dhe 3 mijë euro gjobë për blerje dhe shitje të narkotikëve

Gjilan: Dënohet 3 vjet burg dhe 3 mijë euro gjobë për blerje dhe shitje të narkotikëve

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit F. H, duke i shqiptuar dënim prej 3 vjet burgim dhe 3.000 Euro gjobë.

I akuzuari me datë 02.02.2020 në mënyrë të paautorizuar, ka blerë dhe poseduar substancë narkotike të llojit “marihuanë” në peshë prej 1 kilogram e 200 gram, e cila është gjetur në shtëpinë e tij në fshatin Kabash të Vitisë, gjatë bastisjes nga zyrtarët policorë e njëjta është sekuestruar bashkë me një peshore, njofton Klan Kosova

Loading...

“Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)” thuhet në komunikatë.

Kryetari i trupi gjykues ka nxjerrë aktvendim me të cilin ka aprovuar pranimin e fajësisë të akuzuarit, ndërkohë dënimin e shqiptuar me burgim dhe gjobë, ka vlerësuar në harmoni me peshën e veprës penale, pasi që i njëjti është një recidivist i këtyre veprave.

Gjithashtu është nxjerrë aktvendim me të cilin të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Loading...

Tjera nga rubrika

Arrestohet polici i cili vodhi armë e motosharra nga dhoma e dëshmive

Teleteksti.com

Gjilan: Sulmon fizikisht të dashurën

Teleteksti.com

Zubin Potok: Polici serb vjedh armë nga dhoma e dëshmive

Teleteksti.com

SHKK-ja ia pezullon lejen e punës një të burgosuri që s’u gjet në vend pune

Teleteksti.com

Policia e Kosovës arreston 33 persona

Teleteksti.com

Një 18 vjeçar gjendet pa shenja jete, në Prizren

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë