Në Gjilan është arrestuar një person, pasi siç njofton policia, për shkak të një mosmarrëveshjeje e ka kanosur dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën femër, me të cilën ishte në lidhje dashurie.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.