Teleteksti
Lajme

Haradinaj i pikëlluar për vdekjen mjekut kosovar: I shëroi plagët e luftëtarëve të UÇK-së

haradinaj-i-pikelluar-per-vdekjen-mjekut-kosovar:-i-sheroi-plaget-e-luftetareve-te-uck-se

Mjeku Nijazi Ahmeti ka ndërruar jetë pasi ishte i prekur me koronavirus.

E për këtë kanë reaguar shumë familjarë e miq të tij.

Në mesin e tyre është edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shprehet i pikëlluar për vdekjen e Nijazi Ahmeti.

“Do e kujtojmë gjithëherë si njeri të dashur e profesionist, si njeriun i cili në çastet më të vështira për Atdheun, do të angazhohej në Luftën Çlirimtare për t’i shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë. Me këtë rast ngushëlloj familjen Ahmeti, kolegët, bashkëluftëtarët e doktorit dhe të gjithë ata që e njohën. Nijaziu u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Loading...

Ahmeti ishte mjek i estetikës dhe për disa ditë ishte duke u trajtuar në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Tjera nga rubrika

E dhimbshme, nëna e Klodianit tregon se si i kumtua lajmi në orën 4 të mëngjesit për vdekjen e të birit

Teleteksti.com

Përleshje në grup në Fushë Kosovë – shtatë të prangosur, një përfundon në spital

Teleteksti.com

Vdes nga koronavirusi mjeku kosovar

Teleteksti.com

Reagon Vjosa Osmani: Kontrata me Wiliam Walker nuk është shkëputur por skadon këtë muaj

Teleteksti.com

Deputeti i AAK-së: PDK nëse do të qëndrojë në opozitë mos ta kërkojë ta ketë presidentin

Teleteksti.com

Vajza e Trump është presidet i Paqes, përmend marrëveshjen Kosovë-Serbi

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë