Teleteksti
Jetë

I bie celulari i lidhur në rrymë në vaskën, vdes 22-vjeçarja

i-bie-celulari-i-lidhur-ne-rryme-ne-vasken,-vdes-22-vjecarja

Vdes 22-vjeçarja pasi i bie celulari i lidhur në rrymë në vaskën me ujë.

Një e re 22-vjeçe ka vdekur nga goditja elektrike në vaskë, në Gossau SG. Ajo kishte hyrë të bënte banjë në vaskë, duke pasur celularin të lidhur në burimin e energjinë elektrike.

Aksidenti fatal ka ndodhur të enjten në mbrëmjen e kaluar, pas orës 20.00, ka njoftuar të shtunën policia e kantonit St. Gallen.

Gruaja kishte hyrë në vaskë të mbushur me ujë dhe po shikonte një program në celularin e saj, transmeton albinfo.ch. Për arsye të panjohura, telefoni celular i kyçur në energji elektrike do të ketë rënë në ujë.

Loading...

22-vjeçarja zvicerane me atë rast ka pësuar dëmtime fatale si pasojë e goditjes elektrike.

Përveç shërbimit të ndihmës së shpejtë me një mjek të urgjencës dhe disa patrullave nga policia e kantonit, në vendin e ngjarjes ishte thirrur edhe shërbimi i policisë kriminalistike për të sqaruar rrjedhën e aksidentit.

Policia me këtë rast paralajmëron qytetarët që të mos përdorin pajisjet elektrike të lidhura me rrjetin elektrik në zonën e vaskës së mbushur me ujë, gjatë larjes.

Tjera nga rubrika

Këto janë ushqimet më të zakonshme në festën e Bajramit

Teleteksti

A është ‘haram’ falli dhe të lexohet horoskopi? Përgjigjet Shefqet Krasniqi

Teleteksti

Mësiti i Llapit: Vajzat e klasës së nëntë më kërkojnë t’u gjejë burrë jashtë Kosovës

Teleteksti

A e keni ditë se ku ndodhen rezervat më të mëdha të arit në botë?

Teleteksti

Inxhinieri gjerman parashikoi se njeriu me emrin ‘Elon’ do të dërgonte njerëzit në Mars

Teleteksti

Ndodh edhe kjo: Dy persona e lidhin veten me zinxhir në selinë e AstraZeneca-s, ja arsyeja

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë