Teleteksti
Bota/Rajoni

Infektohet me koronavirus mjeku që u rikthye nga pensioni në vijën e parë të luftës

infektohet-me-koronavirus-mjeku-qe-u-rikthye-nga-pensioni-ne-vijen-e-pare-te-luftes

Është infektuar me koronavirus mjeku që u rikthye nga pensioni në vijën e parë të luftës.

Mjeku Dhimitër Kraja është infektuar nga CoVid-19. Lajmin e ka konfirmuar në emisionin “Open” doktor Pëllumb Piper i cili ka thënë se ai aktualisht është i shtuar në spitalin Infektiv, spital në të cilin u rikthye për të luftuar kundër CoVid-19.

Loading...

Doktor Dhimitër Kraja ishte një nga mjekët që u rikthye në detyrë edhe pse kishte dalë në pension, pas thirrjes së ministrisë për shërbyer kundër pandemisë që po gjunjëzon botën.

Dhimitër Kraja është baba i DJ të njohur, Vik Kraja, i cili pak ditë më parë në rrjetet sociale bëri një postim të ndjerë për të atin ku shkruante:

HEROES OF TOMORROË Nuk e di sa vite dhe sa ore pune behen po ti mbledhesh nje nga nje ne kete foto…po luftojne per ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka qe rrezikojne shume.

Kane lene familjet duke cenuar dhe shendetin e tyre per ne. Dhe ne sna rrin bytha ne shtepi???

Duam te dalim se u merzitem???

Jam i prekur se ai ne mes eshte Baba im qe u rikthye ne detyre megjithese kishte dale ne pension.

Duroni duroni duroni sepse po vazhduam keshtu do marim fund!

QENDRONI NE SHTEPI .

Loading...

Tjera nga rubrika

Maqedonia e Veriut regjistron 67 raste të reja me koronavirus

Teleteksti

Mali i Zi shpall fundin e koronavirusit

Teleteksti

OBSH jep lajmin e rëndësishëm në lidhje me vaksinën kundër koronavirusit

Teleteksti

Shteti me më së shumti myslimanë në botë anulon haxhillëkun për sivjet

Teleteksti

Vuçiq e quan politik vendimin e Malit të Zi hapjen e kufijve

Teleteksti

‘Shpërthen’ koronavirusi në këtë shtet amerikan

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë