Teleteksti
Auto&Tech

iPhone 11 me probleme në ekran, zëvendësimi falas

iphone-11-me-probleme-ne-ekran,-zevendesimi-falas

Kompania ”Apple” ka nisur në një shkallë globale një program falas zëvendësimi për ekranet me defekt të iPhone 11, thuhet në faqen e internetit të Cupertinos, ku sipas kompanisë një përqindje e vogël e ekraneve kanë një mosfunksionim lidhur me prekjen.

Ekranet janë montuar në disa iPhone 11 të prodhuara midis nëntorit 2019 dhe majit 2020.

”Apple” ka siguruar akses në faqen e saj nëse iPhone juaj është ndër ata që janë prekur nga problem. Po ashtu thuhet se të gjithë ata që kanë këtë problem, do të marrin zëvendësimin e ekranit falas.

Për të qenë të sigurt, përdoruesi duhet të vendosë numrin rendor të smartphone-it në këtë faqe interneti.

Loading...

Kushdo që tashmë ka kryer riparimin mund të kontaktojë kompaninë për të marrë rimbursimin e shpenzimeve të bëra. Atsh

Tjera nga rubrika

Bien Facebook, Instagram dhe Messenger

Teleteksti

Shpejtësia marramendëse në pistë garash e Lamborghini-t me 1,200-kuajfuqi

Teleteksti

Kjo është vetura më e shpejtë se Bentley Bentayga Speed

Teleteksti

Shumë shpejt pa mbushës Samsung

Teleteksti

Me një ngjyrë krejt të re po vjen iPhone 12

Teleteksti

Zbulohet data e publikimit të iPhone 12

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë