Teleteksti
Teleteksti TV

ISLAMI ËSHTË VEPËR, E JO VETËM FJALË

islami-eshte-veper,-e-jo-vetem-fjale

Imami dha selam dhe e përfundoi namazin e akshamit. Ishte imam në njërën nga xhamitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Menjëherë pas namazit iu afrua një njeri, trupmadh e zeshkan dhe mori prej tij leje që ta marrë mikrofonin në dorë dhe iu drejtua xhematit. Ishte hera e parë që xhemati e shihnin këtë njeri në xhaminë e tyre.

Ky njeri u tha:

– Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu (Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju), -dhe filloi ta lexojë suren Fatiha, ajet pas ajeti, derisa e përfundoi me një theks të dobët dhe dëgjuesi po mos ta dinte suren Fatiha, s’do ta kuptonte fare se çfarë lexon, asnjë shkronjë.

Pasi që e përfundoi leximin e tij, e mbylli mikrofonin dhe shkoi në fund të xhamisë, i fali dy rekatë vullnetare dhe pastaj doli. Imami e përcillte duke u falur dhe pasi që e përfundoi namazin, i shkoi pas dhe në mendjen e tij i kishte mijëra pyetje se, kush është ky djalosh dhe çfarë e nxiti ta veprojë atë që e veproi, as nuk kishte zë të bukur, e as shqiptim të pastër, e as lexim të drejtë.

Loading...

Kryesorja ishte se imami arriti ta ndalë dhe ia parashtroi pyetjet, kurse ajo që e dëgjoi nga ky djalosh ishte befasi! Djaloshi i tha:

– Unë jam mysliman i ri, e kam pranuar Islamin para dy ditëve dhe e lexova një libër rreth Islamit dhe përcjelljen e tij deri te njerëzit dhe e gjeta një hadith të mrekullueshëm që më nxiti ta bëj atë që e bëra sonte në xhami.

– E cili është ai hadith? – e pyeti imami.

U përgjigj:

– Hadithi: “Përcillni nga unë qoftë edhe një ajet.”[1] Unë i di përmendësh shtatë ajetet e sures Fatiha dhe ato i përcolla sonte në xhami.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

[1]              Buhariu, 3274

Tjera nga rubrika

Facebook nis promovimin e vaksinës në platformë sociale, për të shtyrë përdoruesit të vaksinohen

Teleteksti

Kush i ka shpikur Emoji-t dhe kur u bë zbulimi ityre?

Teleteksti

Facebook merr vendim – Duke nisur nga e hëna, do t’i themi “lamtumirë” rrjetit social Instagram!

Teleteksti

Instagram vjen me një azhurnim të ri – Një përqindje e vogël e përdoruesve janë duke testuar opsionin e ri

Teleteksti

Elon Musk thotë se tani njerëzit mund të blejnë Tesla duke përdorur  Bitcoin

Teleteksti

Edhe një telefon tjetër i palosshëm nga Samsung? Thashethemet vazhdojnë të shpërndahen më shumë e më shumë

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë