Teleteksti
Bota/Rajoni

Italia në alarm, konfirmohen 700 të vdekur nga koronavirusi

italia-ne-alarm,-konfirmohen-700-te-vdekur-nga-koronavirusi

Edhe sot 700 të vdekur nga Covid-19 në Itali.

Bilanci italian i koronavirusit njeh sërish rritje. Sipas autoriteteve shëndetësore, të infektuarit e rinj janë 37242, kundër 36176 të ditës së djeshme. Rriten edhe viktimat, 699 në 24 orët e fundit, ndërkohë që dje ishin 653.

Shifra ende shumë të larta, edhe pse 4 rajone kanë ulur treguesin e infeksionit nën 1, dhe ndodhen jashtë fazës alarmante. Bëhet fjalë për rajone si Sardenja, Molise, Liguria dhe vetë Lacio, ku ndodhet edhe kryeqyteti italian, Roma.

Në monitorimin e përjavshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, asnjë rajon italian ka pësuar përkeqësim të theksuar të situatës, edhe pse Lombardia mbetet rajoni më i nxehtë me 9221 raste dhe 175 viktima vetëm gjatë ditës së sotme.

Loading...

Tjera nga rubrika

Biznes e dashuri, Ivanka tregon detaje nga marrëdhënia me burrin

Teleteksti

Java më e rëndë për Europën që nga nisja e pandemisë, 36 mijë të vdekur nga Covid

Teleteksti

Sa për qind e popullsisë duhet të infektohet që të zhduket koronavirusi?- Tregon OBSH

Teleteksti

Ngrica në rrugë, policia me apel për qytetarët

Teleteksti

Tërmet i fortë, sizmiologu del me paralajmërim

Teleteksti

Kryeministrja e Danimarkës me lot në sy, kjo është arsyeja

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë