Teleteksti
Lajme

Ja kujt mund t’i konfiskohet pasuria me ligjin e ri

ja-kujt-mund-t’i-konfiskohet-pasuria-me-ligjin-e-ri

20:28 | 13 Prill 2021

Kujt mund t’i konfiskohet pasuria me ligjin e ri, flasin nga IKD.

Qeveria e ka miratuar sot koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Yll Zekaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se nëse bëhet një ligj i tillë do ta ndryshojë krejtësisht konceptin e konfiskimit të pasurisë në Kosovë.

“Sot Qeveria e Kosovës miratoi koncept dokumentin e dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë me të cilin tentohet që të bëhet një ligj me të cilin do të konfiskohet pasuria e pajustifikueshme. Në bazë të analizave të këtij koncept dokumenti shihet se do të ndryshojë në tërësi koncepti i konfiskimit të pasurisë në Kosovë duke kaluar nga ai penal në konfiskimin e pasurisë të natyrës civile. Për herë të parë në Kosovë do ta kemi mundësinë e konfiskimit të pasurisë pa u shpallur një person fajtor dhe pa pasur një aktgjykim të plotfuqishëm përmes një procedure civile e cila siç u shpjegua sot do të zbatohet përmes një agjencioni të pavarur që do të mandatohet për zbatimin e këtij ligji”, tha Zekaj për Klan Kosova.

Zekaj ka thënë se shpreson që Ministria e Drejtësisë për këtë ligj është konsultuar me Ambasadën Amerikane dhe Zyrën e BE-së të cilat kanë investuar shumë për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Koncept dokumenti është fazë e hershme e hartimit të legjilslacionit që e përcakton vetëm qëllimin për të rregulluar një gjendje. Ne deri më tani nuk e dimë nëse Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Qeveria e Kosovës, për përgatitjen e këtij koncept dokumenti është konsultuar dhe ka bashkëpunuar me partnerët tanë ndërkombëtarë që janë Zyra e BE-së dhe Ambasada Amerikane të cilat kanë investuar një kohë të gjatë profesionalizëm dhe më shumë mjete për të avancuar sundimin e ligjit në Kosovë. Shpresoj që së shpejti Ministria e Drejtësisë do të formojë grupet punuese ku ata gjithsesi duhet të jenë pjesë me qëllim që ky ligj të sigurojë që të respektohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve fillimisht”, tha ai.

Tjera nga rubrika

Nuk i duket e plotë liria e Kosovës pa lirinë e Palestinës, i riu del të jetë aktivist i Vetëvendosjes

Teleteksti.com

Ish gjyqtari i Eulexit thotë se ka fakte se përse ky mision nuk i ka hetuar krimet e luftës në Kosovë

Teleteksti.com

Shokuese se çfarë zbulon Milaim Zeka për Tomë Gashin

Teleteksti.com

30 vendet aleate vendosin për misionin e NATO-s në Kosovë

Teleteksti.com

Vlora Çitaku kërkon që Kosova të reagojë për sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut

Teleteksti.com

Vuçiq përmend konfliktin e ngrirë me Kosovën dhe qindra të vdekur

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë