Teleteksti
Kronika

Kapet serbi që po i furnizonte kosovarët me drogë

Kapet serbi që po i furnizonte kosovarët me drogë

Është arrestuar një serb në Fushë Kosovë për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së shtunës, pra më 29.02.2020, në rrugën “28 Nëntori”, në Fushë Kosovë, ka arrestuar fillimit pesë persona për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve”

Loading...

Sipas njoftimit, në mesin e të arrestuarve kanë qenë katër kosovarë dhe një serb dhe deri te arrestimi i tyre ka ardhur pasi që tek të njëjtit gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar substanca të lloje të ndryshme narkotike me pesha të ndryshme si: Marihuanë, Amfetaminë dhe fara kanabisi, po ashtu janë konfiskuar edhe dy telefona mobil, 2617.2 euro para të gatshme, 40 mijë e 440 Dinarë të Serbisë si dhe dy nga 50 euro dyshohet të falsifikuara.

Policia ka bërë të ditur se, gjatë intervistimit të dyshuarit kanë deklaruar se janë furnizuar nga i dyshuari serb.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull serb është dërguar në mbajtje dhe katër të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Loading...

Tjera nga rubrika

Arrestohet polici i cili vodhi armë e motosharra nga dhoma e dëshmive

Teleteksti.com

Gjilan: Sulmon fizikisht të dashurën

Teleteksti.com

Zubin Potok: Polici serb vjedh armë nga dhoma e dëshmive

Teleteksti.com

Gjilan: Dënohet 3 vjet burg dhe 3 mijë euro gjobë për blerje dhe shitje të narkotikëve

Teleteksti.com

SHKK-ja ia pezullon lejen e punës një të burgosuri që s’u gjet në vend pune

Teleteksti.com

Policia e Kosovës arreston 33 persona

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë