Teleteksti
Jetë

Keni menduar që shkaktohen vetëm prej moshës, rrudhat vijnë edhe nga këta faktorë

keni-menduar-qe-shkaktohen-vetem-prej-moshes,-rrudhat-vijne-edhe-nga-keta-faktore

Faktorët që ndikojnë në plakje:

Ndër shkaktarët më të mëdhenj të rrudhave janë: stresi, ndotja mjedisore, dielli dhe mungesa e gjumit.

Qeskat e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën, shkruan “AgroWeb”.

Në fund të fundit, me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më pas shfaqen rrudhat e mimikës dhe më pas ato të thella, transmeton lajmi.net.

Loading...

Megjithatë, ka raste kur shenjat e lartpërmendura nuk kanë të bëjnë aspak me moshën.

Ato ndikohen nga faktorë të tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës.

Këtu përfshihen: ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit dhe stresi kronik.

Dielli

Ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha.

Mbrojtja e lëkurës ndaj diellit është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës por edhe për një paraqitje më rinore.

Ndotja mjedisore

Ndotja mjedisore mund të ketë një ndikim madhor në rrudhat e fytyrës.

Kjo ndodh për shkak të radikaleve të lira të cilat pushtojnë lëkurën dhe shkaktojnë dëme të rënda.

Studimet thonë se gratë që jetojnë në zonat urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla në fytyrë se ato që jetojnë në zonat rurale.

Mungesa e gjumit

Gjumi është i rëndësishëm për një lëkurë të lëmuar dhe për bukurinë e jashtme.

Mungesa e tij prish ekuilibrat e pehashit në lëkurë dhe ndikon në aftësinë hidratuese të qelizave.

Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë në ditë.

Stresi

Stresi rrit nivelet e kortizolit, një hormone i cili pakëson aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë.

Për më tepër, nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës duke nxitur shfaqjen e rrudhave.

Sheqeri

Sheqeri i tepërt shkakton plakje të parakohshme të lëkurës. Prania e tij ndikon tek ulja e nivelit të kolagjenit dhe elasticitetit të lëkurës.

Rënia e nivelit të tyre nxit shfaqjen e rrudhave.

Mimika

Rrudhja e syve gjatë leximit në kompjuter dhe shprehitë e tjera të fytyrës kontraktojnë muskujt, të cilat nxisin formimin e rrudhave, sidomos në zonën e syve.

Përdorimi i pipëzës për konsumin e lëngjëve gjithashtu nxit formimin e rrudhave përreth gojës.

Duhani

Duhani është një nga shkaqet më të fortë të rrudhave.

Nikotina ngushton enët e gjakut në lëkurë dhe e bën atë më të brishtë ndaj rrudhave sepse pengon furnizimin e saj me ushqyes të rëndësishëm.

Tjera nga rubrika

Studimi i fundit: Covid-19 është në ajër, jo në sipërfaqe

Teleteksti

Këto gjëra nuk e prishin agjërimin tuaj

Teleteksti

Këshilltarja për ushqim tregon se si të ushqeheni gjatë Ramazanit

Teleteksti

Verdhëza tek të porsalindurit; Çfarë duhet të dinë prindërit

Teleteksti

A e dini sa njerëz në botë kanë emrin tuaj?

Teleteksti

A është dhembja e shpinës simptomë e COVID-19

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë