Teleteksti
Bota/Rajoni

Kërkohet izolim kombëtar në Indi

kerkohet-izolim-kombetar-ne-indi

Gjendje e rëndë në Indi

Partia kryesore opozitare në Indi bëri thirrje për izolim kombëtar, pasi ky vend kaloi të martën shifrën prej 20 milionë të të infektuarve me koronavirus.

Zëdhënësi i Partisë Kongresi Kombëtar tha se “shërbimet shëndetësore kanë kolapsuar” dhe se izolimi është i nevojshëm “për të këputur zinxhirin”.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, është duke i rezistuar izolimit, për shkak të ndikimit ekonomik.

Loading...

Rastet “po ngadalësohen”, tha qeveria, por numri i testimeve ka rënë gjithashtu, çfarë do të thotë se numri i rasteve mund të jetë më i lartë se shifrat zyrtare.

“Tani jemi të detyruar, nuk ka opsione. Duhet të vendosim bllokadën kombëtare, për të këputur zinxhirin, për të vendosur rregull në shërbimet shëndetësore”, tha për BBC-në Paëan Khera, zëdhënës i partisë opozitare të Kongresit Kombëtar.

Thirrje për izolim kombëtar bënë edhe udhëheqës të biznesit, ekspertë ndërkombëtarë të shëndetit dhe politikanë të tjerë.

Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Antony Fauci, e përshkroi situatën në Indi si “jashtëzakonisht serioze” dhe tha se izolimi kombëtar është i nevojshëm, ashtu si edhe vaksinimi masiv dhe ndërtimi i spitaleve të improvizuara.

India, në gati dy javët e fundit, ka regjistruar mbi 300,000 raste të reja me koronavirus çdo ditë.

Spitalet kanë raportuar mungesa shtretërish dhe oksigjeni.

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dërguar disa kontingjente me ndihma në Indi.

Në total, India ka konfirmuar mbi 20.2 milionë raste me koronavirus dhe mbi 222,000 viktima, por shifrat besohet të jenë shumë më të larta, pasi jo të gjithë të infektuarit dhe viktimat raportohen apo regjistrohen.

Qysh në janar, India ka administruar mbi 157 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit.

Por, vetëm 10 për qind e popullsisë prej 1.4 miliard banorësh ka marrë një dozë të vaksinës dhe vetëm 2 për qind kanë marrë nga dy doza. /REL

Tjera nga rubrika

Berlusconi shtrihet në Spital, në gjendje të rëndë shëndetësore

Teleteksti

A duhet të mbajnë maskë personat e vaksinuar?

Teleteksti

Musk humb 20 miliardë dollarë brenda një jave, që “prej paraqitjes televizive në SNL”

Teleteksti

Publikohen pamjet: Disa raketa të Hamasit po përfundojnë në Gaza

Teleteksti

E mahnitshme, ky është shteti i parë që ka vaksinuar të gjithë popullsinë

Teleteksti

Lajm fantastik: Personat e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë të bartin maskë

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë