Teleteksti
Lajme

Këshilltari i Hotit – Thaçit: Po të them në vend të kryeministrit, mos u shqetëso

keshilltari-i-hotit-–-thacit:-po-te-them-ne-vend-te-kryeministrit,-mos-u-shqeteso

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në pasditen e djeshme tha se takimi i së enjtes në Bruksel mes delegacionit kosovar dhe atij serb është i rrezikshëm për Kosovën dhe se është agjendë e Serbisë.

Por, Zyra e Kryeministrit garanton se nuk ka vend për shqetësim për të enjten, njofton Klan Kosova.

Këshilltari politik i Hotit, Xhavit Beqiri, tha se presidenti synoi të tërheqë vëmendje me këtë deklaratë me qëllimin që ta bëjë më të kujdesshëm delegacionin.

“Siç e dini Qeveria e Kosovës i ka hyrë dialogut për njohje reciproke mes dy vendeve me ide dhe platformë të qartë që mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pavarësia, integriteti dhe organizmi i brendshëm kushtetues janë çështje që s’diskutohen”.

Loading...

“S’ka vend për shqetësim sepse dialogu po organizohet në koordinim të plotë nga Brukseli dhe Ëashingtoni, prandaj s’ka asnjë arsye për shqetësim. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe po punojmë që Kosova të bëhet edhe de juro anëtare e BE-së, NATO-s dhe strukturave të tjera euroatlantike. Po flas në emër të kryeministrit Hoti që s’ka vend për shqetësim”.

Këshilltari i Hotit tha për presidentin Thaçi se ishte ndër të parët që nga kjo pozitë e ka përkrahur marrëveshjen e 4 shtatorit në Ëashignton, e po ashtu se i mirëpresin edhe pikëpamje të tjera që ai mund të ketë.

“Interesat duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe askush nuk mund të bëjë diçka kundër saj Ka koordinim të plotë institucional. Edhe presidenti edhe kryetarja e Kuvendit dhe gjithë qytetarët janë të informuar. Ka qenë vetë Hoti që ka kërkuar një seancë që të raportojë për marrëveshjen që është procesi më i hapur dhe transparent deri më sot”.

Beqiri tha se enjtja jo domosdoshmërisht sjell njohjen nga Serbia, por se është e sigurt që asnjë marrëveshje që nuk është valide bëhet funksionale në Bruksel.

Ndërkaq, për opozitën e Hotit, Beqiri tha se projektet e mëdha gjithmonë hasin në rezistencë duke përmendur shembujt e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Tjera nga rubrika

Ministri i Brendshëm disa orë para aksionit në Karaçevë: Kurti e pengoi aksionin në Karaçevë

Teleteksti.com

Cili ishte reagimi i Presidentit Thaҫi për aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës në Karaçevë?

Teleteksti.com

Përfundon aksioni i Njësisë Speciale në Karaçevë, 17 policë të prangosur

Teleteksti.com

Pas aksionit të Njësisë Speciale në Karaçevë, Agim Veliut i jepet ky epitet

Teleteksti.com

Kryetari i Kamenicës në vendin e ngjarjes gjatë aksionit të Policisë në Karaçevë

Teleteksti.com

Rrahje mes disa personave në kryeqytet, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë