Teleteksti
Auto&Tech

Kjo është bateria që rri e mbushur pesë ditë

kjo-eshte-bateria-qe-rri-e-mbushur-pese-dite

Bateria që rri e mbushur pesë ditë.

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë ndërtuar një bateri që mund ta mbajë telefonin për pesë ditë pa karikim, ose të karikojë një makinë elektrike për 1 mijë kilometra.

Nëse teknologjia e tyre do të përdoret në masë, siç transmeton shqip, atëherë do të sillte një ndryshim rrënjësor në “betejën” për burime energjie më ekologjie dhe efikase.

Skuadra e kërkuesve nga Universiteti “Monash” në Melburn thotë se bateria e tyre, e përbërë nga sulfur litiumi, është katër herë më e fuqishme sesa bateritë tradicionale. Shpikja e tyre është pranë miratimit dhe nxjerrjes në treg dhe ata thonë se do të ndihmojë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Loading...

Shumica e baterive janë vetëm me jone litiumi dhe alternativa me sulfur litiumi ka mundësinë që të mbajë të karikuar pajisjet për më shumë kohë. Megjithatë, kjo lloj bateria ka një jetëgjatësi më të shkurtër dhe përpjekjet e mëparshme për prodhimin në masë të saj kanë dështuar.

Tjera nga rubrika

Paralajmërimi i WhatsApp për përdoruesit që nuk pajtohen me politikën e re të privatësisë

Teleteksti

Pse po blihen “telefonat klasikë” në vitin 2020

Teleteksti

Shumë shpejt pa mbushës Samsung

Teleteksti

Kjo është vetura më e shpejtë se Bentley Bentayga Speed

Teleteksti

Shpejtësia marramendëse në pistë garash e Lamborghini-t me 1,200-kuajfuqi

Teleteksti

Ja shtetet që prodhojnë më së shumti vetura

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë