Teleteksti
Sport

Koeman e konfirmon: Ky lojtar do t’i bashkohet Barcelonës

koeman-e-konfirmon:-ky-lojtar-do-t’i-bashkohet-barcelones

Barcelona pritet të përforcohet me një sulmues të ri.

Ronald Koeman e ka pranuar se Memphis Depay do t’i bashkohet atij në Barcelonë, por ka nënvizuar se për të ndodhur kjo, klubi duhet të shesë futbollistë së pari.

Për Depay është përfolur vazhdimisht kohëve të fundit se do të ribashkohet me ish-trajnerin e vet në Kombëtaren e Holandës, Koeman, në Barçë, pasi shkëlqeu për Lyonin në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Por, presidenti i Lyonit, Kean-Michel Aulas, tha në fillim të kësaj jave se Barcelona nuk mund ta përballojë blerjen e Depay për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi.

Loading...

Koeman, i cili e zëvendësoi Quique Setienin në postin e trajnerit të Barçës, u pyet për ish-yllin e Manchester Unitedit Depay pas lajmeve se ai do të kalojë në Camp Nou për 25 milionë euro.

“Në mënyrë që Depay të vijë, ne duhet të shesim fillimisht”, tha Koeman për Fox Sports.

Koeman pret ta nisë sezonin në La Liga pa përforcimet e mundshme, megjithatë: “Po punojmë për sezonin e ri dhe mendoj se do ta nisim atë me grupin e njëjtë të lojtarëve që i kemi tani”, transmeton express.

Barcelona do ta nisë sezonin e ri 2020/21 në La Ligë në nikoqire e Villarealit të Unai Emery më 26 shtator.

Tjera nga rubrika

Manchester United arrin marrëveshje personale me këtë lojtar

Teleteksti

Interi jep lajmin e shumëpritur, ylli i madh po rikthehet në skuadër

Teleteksti

Përfundon ndeshja Bayern – Schalke, këto janë notat e lojtarëve

Teleteksti

Bayern Munich shënon fitore spektakolare kundër Schalkes

Teleteksti

Bayern – Schalke, ndodh e papritura në ndeshje

Teleteksti

Liverpool arrin marrëveshje me yllin e madh

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë