Teleteksti
Ekonomi

Kur nis aplikimi për 10% e Trustit dhe kush përfiton

kur-nis-aplikimi-per-10%-e-trustit-dhe-kush-perfiton

Publikohen detaje: Kur nis aplikimi për 10% e Trustit dhe kush përfiton.

Qytetarët mund të nisin aplikimin për t’i tërhequr 10 përqëind nga Trusi nga data 14 dhjetor, raporton Gazeta Express.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në një intervistë për kallxo.com.

Ministrja e Financave ka thënë se aplikimi online për tërheqjen e 10 përqindëshit hapet më 14 dhjetor.

Loading...

“Bëhet fjalë për 639 mijë kontributdhënës dhe nuk ka pasur asnjë formë tjetër, jemi në kohën e pandemisë dhe është problematike me bë aplikimin fizik. Aplikimi hapet më 14 dhe çdo 15 ditë kryhen pagesat”, tha ajo.

U.d e presidentit Vjosa Osmani, tashmë ka dekretuar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili të premten u miratua në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Përmes këtij Ligji mes të tjerash parashihet tërheqja e 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust).

Ndërsa Ligji u publikua në Gazetën Zyrtare.

Ligji në fjalë ishte proceduar nga Qeveria që nga vera, ndërkaq në lexim të parë ka arritur të miratohet pas gjashtë tentimeve.Kurse, në lexim të dytë, më 11 nëntor nuk kishte arritur që të niste seanca për votimin e tij për shkak të mungesës së kuorumit.

Tjera nga rubrika

Devollët ua mësyjnë tenderëve të KEK’ut

Teleteksti

Aplikimi në Trust, pas kaq ditësh do iu dalin paratë në xhirollogari

Teleteksti

Ja çka nevojitet për të aplikuar për 10% e Trustit

Teleteksti

Asnjë cent në Trust nuk e kanë mbi 150 mijë punëtorë të sektorit privat, punuan pa kontrata

Teleteksti

Njoftim i rëndësishëm i ATK-së për tatimpaguesit

Teleteksti

Qeveria sot del me detaje rreth tërheqjes së 10 përqindëshit nga Trusti

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë