Teleteksti
Teleteksti TV

Kush ishte ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha?

Nexhmije Pagarusha, ikona e muzikës shqipe, është e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë.

Loading...

LEXO EDHE: Vdes ikona e muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha

Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj, Rexho Mulliqi, shkruan “FrontOnline“.

Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të këndojë diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe.

Këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndojë në gjuhën serbe dhe ajo është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.

Nexhmije Pagarusha ka përfuduar shkollën e muzikës në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.

Në vitet e rinisë Nexhmija ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoveni, Verdi e shumë emra të mëdhenj.

Nexhmija është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, sa sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez, Zhyliet Greko, shkruan më tutje “FrontOnline“.

Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.

Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion.

Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Kosovë e Shqipëri.

Ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha vdiq sot pas një sëmundje të shkurtër në moshën 86 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e saj. /FrontOnline/

Loading...

Tjera nga rubrika

Autorit të Deklaratës së Pavarësisë s’iu pagua mundi kurrë!

Teleteksti.com

Musliu: Shërbimi ushtarak kërkon kosto, vështirë i arritshëm

Teleteksti.com

Sa punëtorë do t’i pranojë Kroacia në vitin 2020?

Teleteksti.com

Vendos Kryesia, seanca për votimin e Qeverisë mbahet me 3 shkurt (Video)

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë