Teleteksti
Sport

Lajmet për shkarkimin e tij, flet trajneri i Barcelonës

lajmet-per-shkarkimin-e-tij,-flet-trajneri-i-barcelones

Setien flet për lajmet se do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Barcelonës.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, e bëri të qartë se atij nuk i bëjnë përshtypje lajmet se do të shkarkohet nga klubi katalonas në fund të këtij sezoni, duke thënë se kjo nuk është hera e parë që fliten gjëra të tillë për një trajner pas një disfate.

Loading...

Në fillim të kësaj jave u raportua se Barcelona planifikon ta shkarkojë Quique Setien nga posti i trajnerit në Camp Nou në fund të këtij sezoni, përveç nëse rezultatet përmirësohen në mënyrë drastike dhe Barcelona e fiton ose titullin e La Ligës ose atë të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Trajneri veteran, i cili e mori postin në Camp Nou në janar si pasardhës i Ernesto Valverdes së shkarkuar, raportohej se e ka humbur besimin e lojtarëve të Barcelonës, ndërsa edhe drejtorët e klubit thuhet se kanë qenë të zhgënjyer me paraqitjet e fundit të skuadrës.

Setien nënshkroi kontratë dyvjeçare e gjysmë në Camp Nou në janar, megjithatë për të thuhet se mund ta humbë këtë post qysh këtë verë. Por, këto spekulime s’i bëjnë përshtypje vetë trajnerit.

“Unë tashmë kam përjetuar situata të tilla në disa raste, është pjesë e cirkut. Unë e di do ka shumë zhurmë rreth meje, por as nuk i dëgjoj ato e as nuk lexoj për ato”, ka thënë Setien.

“Kjo nuk është hera e parë që më ndodh diçka e tillë ose hera e parë që një trajner sfidohet me një situatë të tillë kur nuk e fitojnë ndonjë ndeshje”.

Loading...

Tjera nga rubrika

“Muriqi në Lazio, punë e kryer”

Teleteksti

Mësohet data kur do të luhet gjysmëfinalja PSG-Leipzig

Teleteksti

Leipzig në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Teleteksti

Willian – Arsenal, ja kur do të ndodhë zyrtarizimi

Teleteksti

U kry, Rodriguez arrin marrëveshje me këtë skuadër

Teleteksti

Juventus po largon dy yjet e skuadrës

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë