Teleteksti
Sport

Liverpool mposht bindshëm Cityn, ngjitet në pozitën e dytë

liverpool-mposht-bindshem-cityn,-ngjitet-ne-poziten-e-dyte

Këndellet Liverpooli.

Liverpooli e ka mposhtur 3-0 Leicester Cityn për të shkuar në pozitën e dytë në renditje në Premierligë, me 20 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami në pozitën e parë.

Pas barazimit me Manchester Cityn, Liverpooli i Jurgen Klop i është kthyer fitoreve në Premierligë.

Në xhiron e nëntë, Redsat triumfuan 3-0 në Anfield ndaj Leicester City, që po bën gjithashtu nëj sezon shumë pozitiv, por ishte e pamundur sonte për të marrë diçka kundër kampionit.

Loading...

Në ndeshjen që u zhvillua në Anfield, vendasit e gjetën golin e epërsisë me ndihmën e kundërshtarit, Joni Evans, që realizoi autogol në minutën e 21’.

Në atë të 41-të, blerja e re, Diogo Jota, ka shënuar një gol të bukur me kokë për 2-0, pas një harkimi të bukur nga ana e Robertson.

Ndërsa në minutën e 86-të, pas shumë e shumë tentimeve dhe pasi shtylla ia mohoi golin, shënoi edhe Roberto Firmino, për rezultatin përfundimtar 3-0.

Liverpooli tani ka shkuar në kuotën e 20 pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Tottenhamn në pozitën e parë, por është lider fal goldiferencës. Në anën tjetër, pas kësaj humbje, Leicesteri ka mbetur në pozitën e katërt, me 18 pikë të grumbulluara pas nëntë xhirove.

Tjera nga rubrika

E dhimbshme: Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Teleteksti

Marash Kumbulla shërohet nga COVID-19

Teleteksti

Shtohen problem për Hazard, ja sa pritet të jetë jashtë fushës

Teleteksti

Sekreti i formës fantastike dhe rikthimi te Milan, rrëfehet Ibrahimovic

Teleteksti

Coutinho në Liverpool? Ky është lajmi i fundit

Teleteksti

Problemet në Inter, deklarohet Conte

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë