Teleteksti
Sport

Macja $3000 e Cristiano Ronaldos goditet nga makina jashtë shtëpisë në Itali FOTOT

macja-$3000-e-cristiano-ronaldos-goditet-nga-makina-jashte-shtepise-ne-itali-fotot

Macja e preferuar shtëpiake e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, e cila ka kushtuar të paktën 3000 dollarë është goditur nga makina jashtë shtëpisë së tij në Itali siç mesophet se fundmi, dhe tashmë është dërguar të rehabilitohet me familjen e të dashurës së tij në Spanjë.

Macja pa qime e racës Sphynx, e quajtur Pepe, besohet se ka marrë emrin e ish-shokut të skuadrës së Ronaldos gjatë kohës së tij te Real Madrid, dhe me kombëtaren e Portugalisë.

E dashura modele e Ronaldo, Georgina Rodriguez, 27 vjeçare, vendosi ta marrë macen në shtëpinë e saj me avion privat, për t’u kujdesur për të në Spanjë.

Macja pa pellush është njohur edhe më parë në fotot e çiftit në Instagram, pasi është bërë pjesë e familjes dy vjet më parë.

Loading...

Ajo ka shoqëruar familjen në disa pushime luksoze dhe sulmuesi 36-vjeçar i Juventus ka postuar disa video duke luajtur me të.

Në lidhje me zonjushën Rodriguez, vitin që shkoi ajo përhapi zhurma për një shtatzani të mundshme kur postoi disa foto me macen e futur nën bluzë, teksa Ronaldo e puthte sikur të ishte një e fryrë bebeje.

Rodriguez ishte ajo që njoftoi për aksidentin në një intervistë me revistën spanjolle Instyle: “Pepe na shkaktoi një tmerrim. Ishte larguar nga shtëpia dhe e goditi makina. Ishte pranë vdekjes dhe për një muaj e gjysmë qëndroi në kujdesin intensiv veteriner. Motra ime Ivana po kujdeset për të dhe tashmë është duke u rekuperuar”.

Rodriguez e prezantoi kafshën e re shtëpiake të familjes për 23 milionë fansat e saj në Instagram në nëntor 2018 me një foto teksa e mbante në prehër: ‘Pepe ju uron ditë të mbarë.’

Macet Sphynx janë të shtrenjta pasi janë racë e pastër dhe të vështira për t’u gjetur. Megjithse emri i tyre tingëllon si egjiptian, ato e kanë origjinën nga Kanadaja, ku në vitet gjashtëdhjetë lindi një kotele mutante pa qime e quajtur Prune, nga një tufë macesh normale.

Por kritikët thonë se këto mace kanë pamje aliene dhe as nuk meritojnë të quhet të tilla.

The post Macja $3000 e Cristiano Ronaldos goditet nga makina jashtë shtëpisë në Itali FOTOT appeared first on Ballkani.info.

Tjera nga rubrika

Humbja nuk është në fjalorin e Tuchel, Chelsea triumfon edhe ndaj Evertonit

Teleteksti

8 Marsi sjell kandidaturën e një gruaje për presidente të Komitetit Olimpik

Teleteksti

Simeone: S’e di çka mendonin ata që thoshin se ne do ta fitojmë La Ligën me 20 pikë epërsi

Teleteksti

All-Star Game: Ekipi i LeBron e mposht ekipin e Durant, Antetokounmpo zgjidhet MVP

Teleteksti

Tahiri me normë olimpike edhe në sllallom, i mjafton vendi i 40-të

Teleteksti

Bayern Munich dhe Liverpool në garë për mbrojtësin e Napolit

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë