Teleteksti
Lajme

Ministri i Brendshëm disa orë para aksionit në Karaçevë: Kurti e pengoi aksionin në Karaçevë

ministri-i-brendshem-disa-ore-para-aksionit-ne-karaceve:-kurti-e-pengoi-aksionin-ne-karaceve

“Albin Kurti e pengoi aksionin në Karaçevë”, kwshtu tha sot Ministri i Brendshëm disa orë para aksionit në Karaçevë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, kishte paralajmëruar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës se do të kryhet aksion në fshatin Karaçevë të Kamenicës, për mbylljen e kazinove dhe veprimtarive tjera krim’inale.

Policia e Kosovës në mbrëmje ka ndërmarrë një aksion në zonën kufitare të fshatit Karaçevë të Kamenicës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Për këtë çështje u diskutua shumë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe në seancën ku raportoi ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Loading...

Në një kundërpërgjigje për raportimin e Veliut, shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se ish kryeministri Kurti ka bërë mirë që e ka shkarkuar atë.

“Kurti të ka shkarkuar jo për shkak që i mban musteqet, por që je i pafatë. Ti këtë pozicion nuk duhet ta mbashë. Nëse ka pasur kazino atje në kohën kur ke qenë ministër, atëherë edhe ma keq, sepse nuk ke ndërhyrë”, ka thënë Selimi.

Në përgjigjen e shkurtër të Veliut ai e ka pasur vetëm një fjali për Selimin. “Unë i mbaj musteqet, por nuk jam i pafytyrë si ti”.

Veliu ka thënë në Kuvend se në shkurt ka kërkuar nga kryeministri atëhershëm Albin Kurti, që të ndërmarrin aksion për në Karaçevë, por që ishte refuzuar.

Ai u kthehet deputetëve me fjalët se shumë shpejt do ta kryejë këtë aksion dhe se do ta shohin.

“Në shkurt më pengoi Kurti, tash s’më ndalë askush. Atë punë do ta bëjë dhe ndoshta do ta dëgjoni shumë shpejtë, do ta bëjë”, ka thënë Veliu.

Tjera nga rubrika

Deputeti nga komuniteti egjiptian: Qeveria dhe MASHT-i dështuan në ofrimin e mësimit online për komunitetet

Teleteksti

Deputeti i VV-së: LDK-ja nuk e votoi ditën memoriale të egjiptianeve si festë zyrtare

Teleteksti

Osmani i përgjigjet Fatmir Sejdiut: Pse nuk e merr guximin të tregojë si e mashtroi Thaçi

Teleteksti.com

Mësohet se a do të mund të tërheqin 10-përqindëshin e Trustit kosovarët në diasporë

Teleteksti.com

Thaçi flet për Asociacionin: Çdo lëvizje nga korniza e tij nënkupton Republikë Srpska brenda Kosovës

Teleteksti.com

Bajram Gecaj me ironi i përçon mesazh Albin Kurtit

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë

Ministri i Brendshëm disa orë para aksionit në Karaçevë: Kurti e pengoi aksionin në Karaçevë

nga Teleteksti.com koha e leximit: 1 min