Teleteksti
Lajme

Ministri i Financave thotë se edhe gazetarët janë përfshirë në pakon e ndihmës së qeverisë

ministri-i-financave-thote-se-edhe-gazetaret-jane-perfshire-ne-pakon-e-ndihmes-se-qeverise

Kriza coronavirus: Ministri i Financave thotë se edhe gazetarët janë përfshirë në pakon e ndihmës së qeverisë.

Ministri i Financave Besnik Bislimi ka thënë se edhe gazetarët dhe mediat janë të përfshira në pakon përmes së cilës qeveria do të ndihmojë të prekurit nga kriza ekonomike e shkaktuar nga coronavirusi.

Loading...

Shoqatat e gazetarëve kanë reaguar duke i kërkuar qeverisë që në pakon e ndihmave shkakui krizës së coronavirusit të përfshihen edhe gazetarët, pasi edhe kompanitë mediale po përballen me probleme financiare, raporton Reporteri.

Ato thonë se qeveria nuk i ka përfshirë gazetarët në pakon prej 170 milionë euro.

Por, ministri i Financave Besnik Bislimi, në një intervistë për Euronews Albania, ka thënë se edhe gazetarët janë të përfshirë aty, dhe ka akuzuar partitë politike që po dezinformojnë për këtë.

Sipas tij, gazetarët janë nëpunës dhe mediat janë biznese, dhe si të gjithë nëpunësit dhe të gjitha bizneset që janë prekur nga kriza do të ndihmohen nga ky fond i qeverisë.

Loading...

Tjera nga rubrika

Ngritën temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

Teleteksti.com

241 raste aktive në Kosovë me covid-19

Teleteksti.com

Policia e Kosovës vendoset para banesës së kryeministrit Avdullah Hoti

Teleteksti.com

Ahmeti: Mos gaboni me i prek njerëzit pse ju shajnë

Teleteksti.com

Avdullah Hoti merr sot detyrën si Kryeministër

Teleteksti.com

Një punëtor i KEK-ut infektohet me koronavirus

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë