Teleteksti
Ekonomi

Ministria e Ekonomisë: Janë kryer pagesat, minatorët pritet që sot t`i marrin rrogat

ministria-e-ekonomise:-jane-kryer-pagesat,-minatoret-pritet-qe-sot-t`i-marrin-rrogat

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka njoftuar se janë kryer pagesat për punonjësit e Trepçës dhe se këta të fundit pritet që gjatë ditës t`i marrin rrogat.

“Më datë 16 shkuar 2021, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, ka nënshkruar me Trepçën Marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe për investime kapitale, në shumë prej 3 milionë eurosh”.

“Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre”.

“Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar Trepçën. Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje”, thuhet në një njoftim për media të kësaj ministrie.

Loading...

Ky njoftim erdhi në ditën e dytë të grevës së minatorëve të Trepçës dhe të Kishnicës lidhur me pagat.

Tjera nga rubrika

Vlera e Bitcoin-it arrin nivel rekord

Teleteksti

Reagojnë gastronomët: Masat e reja krijuan një eksport të parasë dhe import të virusit

Teleteksti

Rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

Teleteksti

16 punëtorë hubën jetën në vendin e punës gjatë vitit të kaluar

Teleteksti

Si pasojë e pandemisë humben vendet e punë rreth 40 mijë kosovarë

Teleteksti

ATK jep një lajm të mirë për bizneset

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë