Teleteksti
Teleteksti TV

Musliu: Shërbimi ushtarak kërkon kosto, vështirë i arritshëm

Musliu: Shërbimi ushtarak kërkon kosto, vështirë i arritshëm

Deklarata e kryeminitrit të Kosovës, Albin Kurti, që shërbimi ushtarak në vend të bëhet i detyrushëm, nuk po gjenë mbështetjen e duhur nga ish-pushtetarët, tanimë deputetë të opozitës së Kuvendit të Kosovës.

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, në një intervistë për “Front Online”, deklaratën e Kurtit e ka cilësuar vetëm si një dëshirë të kryeministrit, që siç thotë ajo “për të bërë dicka”.

Loading...

“A kanë kalkuluar me shifra, se sa të rinjë brenda vitit arrijnë moshën 18 vjeçare, që duhet t’i përgjigjen kësaj thirrje, nëse po, cila është kosto finaciiare që shteti i Republikës së Kosovës ta ketë për ta përmbushur një detyrim të tillë, sepse një detyrim i tillë teorikisht duket bukur, por praktikisht është kogja i vështirë për Kosovën për tu arritur”, ka deklaruar ajo.

Musliu e cila ishte për dy mandate ishte pjesë e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të FSK-së, pohon se një shërbim i tillë kërkon edhe kosto të lartë të shpenzimeve.

Përveç tjerash ajo thotë se në strategjinë e Ushtrisë së Kosovës e cila u miratua më 14 dhjetor të vitit 2018, nuk është i aprovuar shërbimi ushtarak i detyrueshëm.

“Kemi më pak se një vit e gjysmë që është marrë një vendim për ushtrinë dhe ushtria e Kosovës në strategjinë e saj ka planin 10 vjeçar të punës dhe objektivave që duhet t’i arrijë. Në atë plan nuk është i aprovuar shërbimi ushtarak i detyrueshëm”, ka potencuar Musliu. Përmbushjen e standardeve operacionale, Musliu e sheh problematike.

Sipas saj, fillimisht duhet të bëhet një ekspertizë dhe pastaj të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Loading...

Tjera nga rubrika

Dëshironi që t’iu bëjë vetura më gjatë? Ja çfarë duhet të bëni

Teleteksti

Traktori më i shpejtë në botë, ka shpejtësinë maksimale 217 km në orë

Teleteksti

Hummer i ri, ‘bisha’ që hynë në çdo teren

Teleteksti

Facebook është duke u paditur nga një prej aksionarëve të tij për dështimet e tij në çështje racore

Teleteksti

Teknologjia “SmartReply” do të lejohet të përdoret në YouTube

Teleteksti

Zoom ka humbur afatin e vet në lidhje me një raport transparence në kërkesat e qeverisë për të dhënat e kompanisë

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë