Teleteksti
Lajme

Ndalimi i veteranit të UÇK-së nga policia shqiptare, Berisha e quan akt antikombëtar

ndalimi-i-veteranit-te-uck-se-nga-policia-shqiptare,-berisha-e-quan-akt-antikombetar

Berisha e quan akt antikombëtar ndalimin e veteranit të UÇK’së.

Pasi policia shqiptare ka ndaluar veteranin UÇK-së, Murtez Kastrati, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Loading...

Në një postim në faqen e tij në facebook ai shkruan se “arr.estimi me urdhër të Beogradit i ish luftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosovën dhe dëshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës”.

Murtez Kastrati është liruar dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, pas një bisede që ka pasur me Gent Cakajn.

Postimi i plotë:

Një akt tjetër antikombëtar!

Arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosovën dhe dëshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar antikombëtar dhe paralajmeroj Edvin Tradhëtarin dhe Gjeneral Vasalin se do përgjigjen personalisht per aktin e tyre të pashembullt. sb

Loading...

Tjera nga rubrika

Kryetari i SBASHK-ut: Mësimi do të ndërpritet nëse situata me Covid-19 përshkallëzohet

Teleteksti.com

Gjashtë muaj luftë me pandeminë, mjekët në Kosovë të stërlodhur

Teleteksti.com

Mjeku Bajgora: Emërgjenca e stërngarkuar, po pranojmë 200-230 raste në ditë

Teleteksti.com

Kuvendi nesër mban seancë, shqyrtohet projektligji për pandeminë dhe për rimëkëmbjen ekonomike

Teleteksti.com

OVL e UÇK’së: LDK e VV të njëjtë si Lista Serbe

Teleteksti.com

Kur dalin pagesat e qirasë për biznese? Flet ministrja Bajrami

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë