Teleteksti
Lajme

Nënkryetari i Kuvendit thotë se VV nuk e do rrëzimin e qeverisë, por kanë mbetur pa tema

nenkryetari-i-kuvendit-thote-se-vv-nuk-e-do-rrezimin-e-qeverise,-por-kane-mbetur-pa-tema

Nënkryetari i Kuvendit ka thënë se VV nuk e do rrëzimin e qeverisë, por kanë mbetur pa tema.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Memli Krasniqi ka folur për qëndrimin e kësaj partie në raport me rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Krasniqi ka thënë se kjo parti nuk ka më asnjë lidhje me Hashim Thaçin që nga koha kur ky i fundit është bërë president.

Ai ka thënë se deklaratat e deputetëve të Vetëvendosjes në adresë të Presidentit për të ushtruar ndikim te PDK-ja nuk janë serioze.

Loading...

“Vetëvendosje si parti janë jo serioze, lëre më deputetët e saj. Vetëvendosja nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë Hoti, por ata kanë mbetur pa tema. Njerëzit i kanë shpallur zyrtarisht anti-amerikanë. Neve na kanë akuzuar se po i shpallim anti-amerikanë për luftë politike. Por, tash kur të shpall anti-amerikan këshilltari i Presidentit Donald Trump nuk e di kush ja vë vulën kësaj teme. Këta nuk e kanë ndërmend ta rrëzojnë qeverinë”.

Deputeti i PDK-së thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë nënshkrimet as për të thirrur në interpelancë Avdullah Hotin për takimin në Washington.

Krasniqi thotë se derisa asnjë deputet që ka votuar qeverinë nuk ka dalë nga koalicioni qeveritar nuk mund të iniciohet mocioni ndaj Avdullah Hotit.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së thotë se Qeveria Kurti ka qenë shumë më e keqe se kjo e Hotit.

Tjera nga rubrika

Ministri i Brendshëm disa orë para aksionit në Karaçevë: Kurti e pengoi aksionin në Karaçevë

Teleteksti.com

Cili ishte reagimi i Presidentit Thaҫi për aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës në Karaçevë?

Teleteksti.com

Përfundon aksioni i Njësisë Speciale në Karaçevë, 17 policë të prangosur

Teleteksti.com

Pas aksionit të Njësisë Speciale në Karaçevë, Agim Veliut i jepet ky epitet

Teleteksti.com

Kryetari i Kamenicës në vendin e ngjarjes gjatë aksionit të Policisë në Karaçevë

Teleteksti.com

Rrahje mes disa personave në kryeqytet, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë