Teleteksti
Lajme

“Ngarrisja sociale”(social loafing) si një lloj eufemizmi publik për gjëja të arriturat e shoqërive në transicion!

“ngarrisja-sociale”(social-loafing)-si-nje-lloj-eufemizmi-publik-per-gjeja-te-arriturat-e-shoqerive-ne-transicion!

“Ai që e emërojnë në ndonjë deryrë apo post, le t’i qaset me vetëdije asaj pune, ne çështje të vogla e të mëdha;le t’i përmbahet asaj që i urdhërohet, dhe le t’i përmbahet asaj që i ndalohet. ..”

Një fenomen që padyshim ia vlen të diskutohet kur janë në pyetje procese e panatyrshme te shtendërtimit dhe ato te instalimit të demokracisë në vendet e tranzicionit, është padyshim edhe ai i ngarrisjes shoqërore (social loafing), që kujtojë se më së miri e përshkruan gjendjen apo natyrën e zhvillimeve aktuale politike, e atyre ekonomike nëpër të cilën po kalon ajo.

Ngarrisja shoqërore, në rastin e shoqërisë kosovare që ka akoma një përvojë të brishtë në ndërtimin e institucioneve demokratike, në fakt do të mund të konceptohej edhe si një lloj rrahagjokësie dhe vetëkënaqësie publike për të arriturat e afatgjata në sferat e lartcekura, si edhe si një përgjigje sociologjike për të bëmat apo të pa bëmat në këto sfera. Në anën tjetër, dukuritë e shpeshtuara deviante në këtë fazë të emancipimit sikur na bëjnë të dyshojmë se të gjitha këto përpjekje disi janë maksimaliste për një shoqëri në ndërtim e sipër, ndërkaq çështja kujtojë unë është se a janë ato vetëm një perceptim artificial, pra një improvizim i shkujdesur se si do të dëshironim të zhvilloheshin këto procese të lartcekura në shoqërinë kosovare, apo janë “produkte” të gatshme të cilat qeveritarët shpeshherë mundohen t’i shesin ashtu si ata mendojnë?

Ky lloj (auto)sugjestioni, thënë me saktësisht nga ana e qeveritareve që marrin mandate (anipse të dyshimta në pothuajse të gjitha zgjedhjet e organizuara?!) të njëpasnjëshme nga qytetarët e Kosovës, përmes joshjeve nga më të ndryshme siç janë ato: mbi pavarësinë e shtetit, demokracinë…por jo edhe mbi mirëqenien, zhvillimin ekonomik, rritjen e standardit jetësorë…etj. në një mënyrë apo tjetrën duken shume artificiale edhe për shkak se: ai publikut kosovar i imponohet dhe i servohet (gjykojë unë) në një mënyrë të panatyrshme dhe se është tejet provizor e padyshim edhe improvizues me vete faktin se ai kultivohet ekskluzivisht përmes mekanizmave mediatik që i kontrollojnë pushtetmbajtësit, në vend të tyreve që janë të thirrur ta mbrojnë mendimin dhe interesin publik të qytetarëve.

Loading...

Gjithsesi, gjendjes sonë apo modelit tone te shtendertimit. sintagma e mësipërme më tepër do mund të procedohej si një gjendje apo një situatë e atillë shoqërorë, ku nuk ngurrohet edhe gjithaq të eksperimentohet me shkathtësitë grupore ato partiake e me pak ideologjike, në vend që të ishte anasjelltas, pra me shkathtësitë individuale ashtu siç kanë bërë të gjitha shtetet e mëhershme postsocialiste. Themi kështu, ngaqë në këtë mënyrë me së miri mund të vlerësohen si kapacitetet e vendit ashtu edhe raportet konjukturale brenda të cilave ndërtohet dhe synohet projekti i shtendërtimit tonë, si të gjithë të tjerët: As më shumë e as më pak…!.

Pakënaqësi e dukshme me të arriturat e pavarësisë.

Pra, kur jemi tek modeli i shtetendertimit kosovar, hetohet padyshim një lloj neglizhence, apatie e gjithsesi edhe një lloj pakënaqësie e përgjithshme qytetare me atë se çfarë në fakt është arritur në këtë periudhë të pavarësimit tonë? Natyrisht, dyshimi i artikuluar në formë të pakënaqësisë verbale dhe shprehjes së qëndrimeve e opinioneve mbi këtë proces, s’mund të thuhet se s’ është edhe i pa shëndetshëm për demokracinë akoma të brishtë që jemi duke e ndërtuar në Kosovë.

Mirëpo, në anën tjetër ky lloj perceptimi në formë padyshim të një yryshi mund të prodhojë edhe reperkusionet e veta që tani për tani jo vetëm që s’mund të numërohen një nga një, por edhe s’mund të profilizohen në mënyrë të detajizuar me skalpelin e një sociologjie të njohjes. Arsyeja është e thjeshtë: ka një paradoks të llojit sui generis që vështirë mund të haset në shoqëritë me profil identik zhvillimor, kur janë në pyetje parametrat e matjes së një qeverisjeje të (pa)suksesshme!

Në njërën anë kemi dukurinë e shprehjes dhe artikulimit të një pakënaqësie permanente opinioniste, nëse mund ta shquaj kështu e cila po artikulohet herë herë zëshëm dhe rrjedhshëm përmes diskursit opozitar në aulat e kuvendit, pastaj ngandonjëherë aty këtu edhe përmes publikut të gjerë si edhe shoqërisë civile që këtë pakënaqësi ndajë çdo gjëje të arritur gjatë kësaj kohe të pasluftës po e shpreh përmes eksplorimeve dhe studimeve sociologjike në qytetarinë ende të ngathët dhe të frikësuar kosovare, ndërsa në anën tjetër kemi një mbyllje dhe një heshtje hermetike nga ana e qeveritarëve që së arrijnë dot të procedojnë dhe kuptojnë rreziqet reale dhe konsekuencat e këtilla kërcënuese jo vetëm për pushtetin që aq shumë e lakmojnë, por çka është më e rëndësishme për shtetin në të cilin kanë investuar aq shumë gjenerata të tëra…?!

Tip interesant i stoicizmit në qytetarinë kosovare. Gjithashtu pushtetmbajtësit kosovarë duke qenë në margjina të ngjarjeve dhe dukurive sociale dhe atyre politike, pra në një mënyrë kërcënimeve serioze për mundësit e futjes së vendit në një krizë akoma më të thellë: ekonomike dhe sidomos politike, nuk po arrijnë të kuptojnë se atje është duke u akumuluar një pakënaqësi e madhe që mund t’i rrezikojë të gjitha të arriturat e gjertanishme politike.

Në këto margjina në fakt, është duke ndodhur një stoicizëm interesant përkundër të gjitha këtyre dallimeve të theksuara sociale në shoqërinë Kosovare. Pra, po ndodhë fenomeni i ashpërsimit të kontradiktave midis shtresës së shumë të pasurve (që kemi thënë kryesisht janë të rekrutuar nga elitat politike?!) dhe shtresës ekstremisht e kërcënuar edhe me mbijetesë fizike, e që analizat e UNDP-s flasin për një shifër mbi 20% që gjendet buzë ekzistencës sociale.

Pra, sikur është evident një lloj reduktimi i motivimit dhe performancave individuale në krahasim me standardet e veprimit në grupe, institucione të shtetit, pra institucione kompetente për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve në sferat e sipër theksuara, në mënyrë që qytetari të pajtohet me iniciativat e shtetit. Tani, fitohet përshtypja që futja e kontingjenteve të një pas njëshme të reja në procesin e shtetëndërtimit tonë, pa kriteret e duhura profesionale e manaxheriale do thosha, mund të bëhet një pengesë shumë domethënëse në procesin e aktivizimit të potencialeve grupore institucionale. Kjo dukuri e ngarrisjes shoqërore(social loafing), në sociologjinë bashkëkohore politike mjaftë qartë identifikohet jo si përparësi por si një defekt apo një mangësi e llojit të vetë që për vendet apo shtetet e reja paraqet një hendikat të llojit të vetë.

Pra, dukuria e të qenit në një institucion shtetërorë të Kosovës, si një lloj vetëmjaftueshmërie me faktin se kemi siguruar një lloj statusi social, ekonomik, por edhe politik në kuptimin që aftësitë dhe profesionalizmi ynë për t’i kontribuar procesit të shtetndërtimit mbaron psh. me aktin e punësimit tonë në një institucion shtetërore, është një rrugëtim i gabuar që në shtetet me demokraci të brishtë ka rezultuar me krizë identiteti. Këtë gjykim të kësi sojit padyshim që më së shumti e kultivojnë militantët partiak që e kanë vërshuar çdo cep të institucioneve shtetërore të Kosovës.

Në anën tjetër, poqese shteti apo udhëheqësit shtetërorë(ministritë adekuate në këtë rast) s’i ashpërsojnë kriteret e përgjegjësisë së grupit apo ekipeve të tëra që e kanë stërngarkuar administratën e shtetit me çelësat e poltronizmit, militantizmit, nepotizmit,… atëherë plogështia, jo motivimi, vetëkënaqësia, vetëmjaftueshmëria sociale dhe statuset e fituara në mënyrë jo meritore (shkaku se aty janë për shërbime partiake dhe me një çelës të pakontestueshëm partiak?!) do jenë një pengesë tejet serioze në cilësimin e asaj që në shtetet e dëshmuara demokratike identifikohet si: jo efikasitet dhe si tepricë administrative dhe padyshim edhe si rrezik i bankrotit dhe futjes së vendit në zonën e rreptësisë së krizës së gjithmbarshme.

Tjera nga rubrika

E dhimbshme, nëna e Klodianit tregon se si i kumtua lajmi në orën 4 të mëngjesit për vdekjen e të birit

Teleteksti.com

Haradinaj i pikëlluar për vdekjen mjekut kosovar: I shëroi plagët e luftëtarëve të UÇK-së

Teleteksti.com

Përleshje në grup në Fushë Kosovë – shtatë të prangosur, një përfundon në spital

Teleteksti.com

Vdes nga koronavirusi mjeku kosovar

Teleteksti.com

Reagon Vjosa Osmani: Kontrata me Wiliam Walker nuk është shkëputur por skadon këtë muaj

Teleteksti.com

Deputeti i AAK-së: PDK nëse do të qëndrojë në opozitë mos ta kërkojë ta ketë presidentin

Teleteksti.com
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë