Teleteksti
Ekonomi

Një miliard euro kanë humbur bizneset që nga fillimi i pandemisë

nje-miliard-euro-kane-humbur-bizneset-qe-nga-fillimi-i-pandemise

Bizneset që nga fillimi i pandemisë kanë humbur 1 miliard euro.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani humbjet e bizneseve në vend janë 1 miliard euro, që është një alarm për vendimmarrësit.

Kështu është thënë në konferencën e përbashkët të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, përcjell KP.

Kryetari i OEK, Berat Rukiqi theksoi se nëse nuk intervenohet në shtator dhe në muajin tetor, kolapsi ekonomik është i pa shmangshëm, që sipas tij, do të ketë mbyllje të vendeve të punës dhe falimentim të bizneseve.

Loading...

Rukiqi tha se gjendja ekonomike është e rëndë dhe institucionet po tregojnë paaftësi për trajtimin e kësaj gjendje.

Ndërsa, edhe sot nuk ka kulur ligji për rimëkëmbje ekonomike në Kuvend.

Drejtori ekzekutiv i OEAK, Arian Zeka ka thënë se mos kalimi i ligjit në Kuvend për rimëkëmbje është për keqardhje.

“Ky ligj është mjaft me rëndësi për vendin, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë ekonomike të shkaktuar nga Covid-19”, tha ai.

Zeka ka folur edhe për rëndësinë e marrëveshjes të arritur në Shtëpinë e Bardhë që do të jetë mjaft e dobishme sipas tij, nëse nisin së zbatuari

Tjera nga rubrika

Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Teleteksti

Punëtorët e Telekomit mbesin pa paga pas bllokimit të llogarive nga Devollët, paralajmërojnë grevë

Teleteksti

Përfituesit e asistencës sociale, Ministria e Financave jep lajmin e shumëpritur

Teleteksti

“Nëse Kosova mbyllet përsëri, ekonomia do të kolapsojë”

Teleteksti

Biznesi i Kosovës lider në Portin e Durrësit

Teleteksti

Pas bllokimit të llogarive, Hoti takohet me Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës dhe Sindikatën e Telekomit

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë