Teleteksti
Jetë

OBSH kërkon nga udhëheqësit e Samitit G20 të ndajnë vaksinat antiCovid në mënyrë të drejtë

obsh-kerkon-nga-udheheqesit-e-samitit-g20-te-ndajne-vaksinat-anticovid-ne-menyre-te-drejte

OBSH kërkon të ndajnë vaksinat antiCOVID në mënyrë të drejtë.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të ndajnë vaksinat kundër koronavirusit në mënyrë të drejtë.

Kreu i OBSH-së këtë thirrje e bëri sot gjatë takimit virtual të Samiti G20, shkruan CNN.

Ndarja e drejtë e vaksinave është thelbësore ndaj gjendjes pandemike dhe një rimëkëmbje e më e shpejtë globale,” tha Tedros gjatë fjalimit të tij.

Loading...

Tedros tha se ka nevojë për një investim të menjëhershëm prej 4.5 miliardë dollarë për vaksinat.

Samiti i Grupit 20, ose G20, është një mbledhje e liderëve botërorë për të diskutuar çështjet ndërkombëtare.

Tedros vuri në dukje se G20 e cila përfaqëson dy të tretat e popullsisë së botës dhe 80% të ekonomisë globale do të luajë një rol jetik në jo vetëm përfundimin e pandemisë së koronavirusit, por parandalimin e pandemive në të ardhmen.

“Për të parandaluar shpërthimet e ardhshme dhe ndikimin e tyre në jetë, jetesë dhe ekonomi, të gjitha vendet duhet të investojnë në gatishmëri dhe mbulim universal shëndetësor,” tha ai.

Tjera nga rubrika

Urgjentisht dërgojeni te mjeku fëmijën nëse merr frymë kështu

Teleteksti

Studimi thotë se maskat plastike nuk iu mbrojnë nga Covid-19

Teleteksti

Vaksina e Oksfordit është e sigurtë dhe efikase – do të ketë ndikim të madh në pandeminë e COVID-19

Teleteksti

Cilat janë efektet anësore të vaksinës Pfizer BioNTech?

Teleteksti

Kur ndihet ndikimi i vaksinës kundër koronavirusit? Flet eksperti italian

Teleteksti

19-vjeçarja postim prekës për shoqen pas aksidentit: Pse unë shpëtova dhe ti jo

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë