Teleteksti
Jetë

Pacientët e prekur nga COVID-19 kanë imunitet për gjashtë muaj

pacientet-e-prekur-nga-covid-19-kane-imunitet-per-gjashte-muaj

Studim: Pacientët e prekur nga COVID-19 kanë imunitet për gjashtë muaj.

Një studim i Universitetit të Oxford-it ka zbuluar se një person që ka qenë i prekur prekur nga COVID-19 nuk ka mundësi që të infektohet sërish për të paktën gjashtë muaj.

Raporti pretendon se është e vështirë se si funksionon imuniteti thelbësor i koronavirusit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Studimi ndoqi më shumë se 12 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor në Oxsford, nga ata që ishin infektuar me koronavirus asnjëri nga ta nuk u infektua përsëri në periudhën afatshkurtër.

Loading...

David Eyre, Profesor në Sëmundjet Infektive, në Universitetin e Oxfordit dhe i cili punoi në studim tha: “Studimi po vazhdon për të zbuluar nëse mbrojtja nga infeksioni zgjat më shumë”.

Eyre shtoi se beson që njerëzit që janë infektuar shumica nga ta nuk do të infektohen sërish të paktën në afat të shkurtër kohor.

Ky studim vjen një javë pasi firmat bioteknike Pfizer, Moderna dhe Oxford-AstraZeneca njoftuan për rezultate premtuese nga provat e fazave të fundit të vaksinave kundër COVID-19.

Tjera nga rubrika

Lajme aspak të mira nga studimi i ri rreth Covid-19

Teleteksti

Vullnetarët tregojnë efektet anësore, pasi morën vaksinën Moderna dhe Pfizer

Teleteksti

Kjo i pret pacientët e shëruar nga Covid-19!

Teleteksti

Kina goditet nga norovirusi, pas koronavirusit

Teleteksti

Javë vetëm dy shtete në botë që nuk shesin Coca-Cola, kjo është arsyeja!

Teleteksti

Paralajmërohet vala e tretë e koronavirusit

Teleteksti
Agjencia e lajmeve "TELETEKSTI"
www.teleteksti.com - adresa e saktë